TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 09:07

Play-off për Kupën e Botës, media sllovake: Kombëtarja nuk është favorite ndaj Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Play-off për Kupën e Botës, media sllovake: Kombëtarja nuk
Sllovakia nuk është favorite ndaj Kosovës

Në një analizë të gazetës sllovake “Pravda”, gjasat e Sllovakisë dhe Kosovës për fitore të enjten në Bratislavë janë vlerësuar 50-50.

Sipas kësaj gazete, Sllovakia nuk është favorite, por ka përkrahjen e tifozëve.

“Pravda” shkruan se Kosova nuk ka arsye të ndihet inferiore në Bratislavë. 

“Kosovarët do të jenë të fortë sidomos në sulm. Kanë dy top-sulmues: Vedat Muriqin e Mallorcas dhe Fisnik Asllanin. Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, ndërsa Barcelona dhe Chelsea po interesohen për Asllanin”.

Sipas medias sllovake, në sulm përparësia është qartë në anën e Kosovës. Ndërkohë në mbrojtje dhe në portë, “Pravda” ka favorizuar Sllovakinë.

Ndërkohë drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në një intervistë për mediat sllovake në prag të përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë, ka folur për presionin, kundërshtarët dhe ambiciet e “Dardanëve” në këtë fazë të rëndësishme.

Ai fillimisht u ndal te rëndësia e ndeshjes, duke theksuar se kjo mund të mos jetë sfida më e madhe për Kosovën, nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë.

“Shpresoj të mos jetë ndeshja më e madhe, sepse nëse ia dalim në Sllovaki, do të kemi finalen e 'play-off'-it në Prishtinë dhe ajo do të jetë ndeshja më e madhe. Sigurisht, lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë”, u shpreh Ujkani.

Ai theksoi gjithashtu progresin e vazhdueshëm të ekipit kombëtar, duke nënvizuar se Kosova është në një fazë rritjeje dhe konsolidimi.

“Jemi në një fazë ku po rritemi dhe po bëjmë hapa të mëdhenj. Patëm një grup të vështirë kualifikues, jemi krenarë për atë që kemi arritur deri më tani dhe po bëhemi një ekip vërtet i mirë”.

sllovakia nuk është favorite ndaj kosovës

Lini një Përgjigje