TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2023, 22:50

“Po ku ka si ti, o Shqipëria ime”, FSHF-ja fton shqiptarët për festën e madhe të kualifikimit të kombëtares në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

“Po ku ka si ti, o Shqipëria ime”, FSHF-ja fton shqiptarët

Pasi siguroi kualifikimin në "EURO 2024” me pikën që mori përballë Moldavisë në transfertë, Kombëtarja shqiptare është gati që të luajë ndeshjen e fundit. Kuqezinjtë e Silvinjos do të luajnë të hënën e 20 nëntorit përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. 

Një ndeshje që fokusimi duket se është 100%, pasi “shqiponjat” kërkojnë fitoren për të siguruar vendin e parë dhe kualifikimin në Europian ta mbyllin si kokë grupi. Por më shumë se një ndeshje kualifikuese, pritet të jetë një ndeshje feste. Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe magjinë e kësaj mbrëmje e paralajmëron dhe Federata Shqiptare e Futbollit. 

“Po ku ka si ti, o Shqipëria ime! Jo vetëm futboll, në ‘Air Albania’, ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje magjike që nuk duhet humbur”, shkruan FSHF në faqen zyrtare. 


 

fshf kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje