
Roma kaloi pa probleme 2-0 Frosinonen, në sfidën e javës së shtatë të Serisë A. Në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Zhoze Murinjo tregoi dëshirë të madhe për të shënuar dhe ia doli mbanë. Ishte Romelu Lukaku që realizoi golin e tretë në kampionat, në edicionin e parë me skuadrën nga kryeqyteti.
Në krahun tjetër, titullar te mysafirët ishte Marvin Çuni. Sulmuesi shqiptar hasi vështirësi ndaj mbrojtjes vendase, e cila ishte mjaft mirë e pozicionuar dhe nuk lejonte pothuajse fare hapësira.
Në pjesën e dytë, edhe pse me forca të pakëta ekipi i Di Françs u përpoq të rikthehej në lojë, duke ngacmuar portën e kundërshtarit. Në kohën e mbetur, Dibala me shokë nuk harxhuan shumë energji, pasi preferuan të menaxhojnë rezultatin. Goli i sigurisë erdhi në fund nga Pelegrini, me 3 pikët që dërgojnë Romën në vendin e 12.