Sport26 Maj 2023, 19:54

Shpërthejnë polemikat për biletat e finales së Champions League, “privilegje” në Parlament për të ndjekur nga afër sfidën e madhe europiane

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthejnë polemikat për biletat e finales së Champions

Kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë nga ndeshja më e rëndësishme e sezonit për Interin. Zikaltrit arritën në finalen e Champions League duke ndjekur një rrugë lineare, pa të meta dhe me besimin se mund të arrinte vërtetë në fund të kompeticionit më të lakmuar europian.

Në finalen e madhe skuadra e Inzagit do të përballet me Mançester Sitin e Pep Guardiolës, që shihen si favoritë për të triumfuar në Stamboll më 10 qershor.

Natyrisht, nuk është aspak e lehtë të gjenden bileta. Sepse përtej vendeve të cilësuara ‘neutrale’, UEFA ka ndarë në mënyrë të barabartë vendet e rezervuara për tifozët përkatës me rreth 20,000 kuponë.

Interi sinjalizoi menjëherë procesin organizativ që çdo tifoz duhet të ndjekë për të kapur të paktën një biletë, duke mposhtur konkurrencën shumë të madhe.

Megjithatë, një kanal ‘i privilegjuar’ u shfaq pas komunikimit zyrtar të Inter Club Parlamento, që kryesohet nga Presidenti i Senatit, Injacio La, një tifoz i madh i zikaltërve.

Prandaj, senatori njoftoi, nëpërmjet nënpresidentit të të njëjtit klub, Alesandro Koluçi, se kishte siguruar bileta për të gjithë anëtarët e parlamentit të interesuar për të ndjekur nga afër sfidën e madhe europiane.

Në fakt, detajet përmbajnë çmimet e fluturimeve dhe të vetë biletave, duke përjashtuar çdo kosto ndihmëse. Nisja do të bëhet nga Milano të premten më 9 qershor (jo të shtunën, siç u raportua gabimisht) me kthim pas ndeshjes.

Kjo ngjarje ka zemëruar të gjithë tifozët e tjerë, të cilët ende nuk kanë arritur të gjejnë një biletë për finalen, duke ngritur më pas një lumë polemikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale.

inter mançester siti finalja e champions league biletat