TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2023, 20:19

Tirana ka “harruar” të fitojë, bardheblutë mposhten me tripletë nga Ballkani i Ilir Dajës

Shkruar nga Pamfleti

Tirana ka “harruar” të fitojë, bardheblutë mposhten

Tirana po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Konferencës ndaj Dinamo Batumit. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për të zhvilluar fazën përgatitore.

Bardheblutë kanë zhvilluar ditën e sotme miqësoren e dytë në Ohër. Përballë tyre ishte skuadra e Ballkanit të Ilir Dajës.

Tirana pësoi disfatë 3-1 nga skuadra kosovare. Kjo është miqësorja e dytë për ekipin kryeqytetas të Superligës Shqiptare, pas asaj humbje 2-1 nga Dukagjini vetëm disa ditë më parë.

Përveç fushës së lojës, një vesh duket edhe nga merkato, ku priten të reja sa i takon hyrjeve dhe daljeve. Vera është e gjatë dhe te Tirana po punojmë për të forcuar skuadrën.

tirana ballkani ndeshja miqësorja

Lini një Përgjigje