Sport25 Maj 2023, 21:35

Goli i 14 në La Liga, Vedat Muriqi protagonist me Majorkën, sulmuesi shqiptar tund rrjetën ndaj Valencias (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goli i 14 në La Liga, Vedat Muriqi protagonist me Majorkën, sulmuesi

Vedat Muriqi është rikthyer te goli, në fitoren që Majorka arriti përballë Valencias me rezultatin minimal 1-0. Shqiptari i Kosovës ka tundur rrjetën në minutën e 64, duke kaluar në avantazh skuadrën e "Piratëve", në duelin e vlefshëm për javën e 36 të La Ligës. 

Ky është goli i 14 në kampionat për Muriqin, që është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij. 

Pas asitit të Li Kang In nga e majta, Muriqi goditi saktë me kokë, duke shënuar në portën e gjeorgjianit Mamardashvilli.

Më parë, lojtari ka luajtur në Turqi për skuadra të ndryshme si Rizerspor dhe Fenerbahçe, ndërsa ka kontribuar edhe për Lacion.

majorka la liga valencia vedat muriqi