
Sot, e mërkurë nuk do të luhen dy ndeshjet për fazën gjysmëfinale të Kupës së Greqisë.
Pas aksidentit fatal në Larisa si pasojë e përplasjes së rëndë mes dy trenave që ndodhi pak para mesnatës të së martës, Federata Greke e Futbollit mori vendimin që të shtyjë ndeshjet Olimpiakos Pire-AEK dhe Lamia-PAOK.
Ashtu si çdo ndeshje tjetër futbolli e garave amatore nuk do të zhvillohet. Dy ndeshjet do të caktohen në një datë të ardhshme.
Të paktën 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë.