Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 18:52

“Një foto nuk ndryshon realitetin”/ Kikia përplaset me Çollakun për vizitën e Bashës në SHBA: Udhëtim politik që nuk sjell asgjë

Shkruar nga Pamfleti

“Një foto nuk ndryshon realitetin”/ Kikia përplaset me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në SHBA u takua me kongresmenin Brian Babin, përfaqësues i Teksasit me të cilin vlerësoi ndihmën e vazhdueshme që SHBA ka dhënë dhe po jep, për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku komentoi këtë vizitë duke thënë se nuk është një super-lajm që ai po merr pjesë në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat pasi tashmë është fakt që ai njihet si kryetar i PD nga ndërkombëtarët.

“Qëllimi i vizitës ka dy plane. E para e natyrës më ndërkombëtare, zhvillohet unioni i partive të djathta ndërkombtarisht. E dyta Basha do ketë takime bilaterale në Shtëpinë e Bardhë dhe në DASH”, tha Çollaku.

Por analisti Mentor Kikia ka një qasje ndryshe. Ndërsa shprehet se vizita e Bashës në SHBA është një udhëtim politik që nuk do të sjellë asnjë impakt në PD, sipas Kikisë nuk e bën atë një politikan të mirë.

“Besoj që opinioni shqiptar e ka kaluar atë periudhën e magjepsjes. Unë mendoj tani është koha që politika shqiptare të mos vazhdojë të sillesh sërish me mentalitet foshnjarak përulësi dhe servili por të prezantohet me dinjitetin e një vendi partner. Nuk mendoj se një vizitë e Bashën e bën atë një politikan më të mirë. Një politikan më të mirë do ta bëjnë qasjet ndaj problemeve në Shqipëri, projektet për një qeverisje më të mirë, vizioni për një Shqipëri më të mirë. Qasja ndaj problemeve reale. Vizita është thjesht një udhëtim politik por nuk besoj se do ketë asnjë lloj impakti në qasjet politike në Tiranë”, tha Kikia në “Studio Live” për gazetarin Arbër Hitaj.

Por nga ana tjetër Çollaku tha se nuk ka nevojë për foto për të pohuar faktin që SHBA-të janë në mbështetje të plotë të PD.

“Nuk e kuptoj çudinë tuaj. Është kryetar i PD. S’ka pse të prodhojë një ngjarje apo super ngjarje fotot apo ekspozimi i takimeve. S’ka nevojë për foto për të pohuar një fakt që SHBA janë në mbështetje të plotë të PD. Takimi në SHBA është i madh i partive të qendrës së djathtë në nivel global. Nuk është merak apo strategji nxjerrja e fotove por kur ka aktivitete nuk është ndonjë dramë kur nxirren foto. Kjo është një ndër provat që kursi i PD është në përputhje të plotë me SHBA. Një foto nuk e ndryshon realitetin”, tha ai në “Report TV”.

mentor kikia kreshnik Çollaku