
Protestuesit e Partisë Demokratike janë larguar nga ambientet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë pas përplasjeve me forcat e rendit. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, duke detyruar protestuesit të tërhiqen.
Pas grumbullimit fillestar përpara Kryeministrisë, protesta vijoi në formë marshimi në rrugët e Tiranës, sipas strategjisë së re të opozitës, pa podium dhe pa fjalime qendrore. Turma u zhvendos drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku u ndalua nga efektivët e rendit.
Sipas raportimeve nga terreni, tensionet u rritën në momentin kur protestuesit tentuan të afrohen pranë godinës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe mjete ujëhedhëse për t’i shpërndarë. Pas ndërhyrjes, protestuesit janë kthyer mbrapsht.
Nuk është ende e qartë se cili do të jetë itinerari i radhës i marshimit, ndërsa situata në kryeqytet mbetet dinamike. Në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie, të vendosura pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë. Ndërkohë lëvizja e protestuesve ka paralizur trafikun.
Lini një Përgjigje