TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Mars 2026, 11:09

Skandali/ Evis Sala "ngre duart", në QSUT nuk ka analiza pas datës 20 të çdo muaji

Shkruar nga Pamfleti

Shëndeti publik lidhet me një tavan mujor që mbyllet para fundit të muajit. Qeveria pranon mungesën e fondeve, ndërsa pacientët përballen me ndërprerje të shërbimit në spitalin kryesor të vendit.

Skandali/ Evis Sala "ngre duart", në QSUT nuk ka analiza pas
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një nga institucionet kryesore shëndetësore në vend, analizat laboratorike nuk varen më nga nevoja e pacientit, por nga fondi që mbetet në dispozicion.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e pranoi publikisht se pas datës 20 të çdo muaji, analizat për pacientët e shtruar praktikisht ndalojnë, përveç rasteve urgjente. Shkaku është arritja e tavanit buxhetor mujor të koncesionarit që ofron këtë shërbim.

Po mbledhim të dhëna për të parë sepse nuk duhet të mungojnë analizat jo vetëm në datën 20 por dhe në datën 30. Këtë po e adresojmë dhe do e zgjidhim brenda këtij viti”, u shpreh ministrja.

Por realiteti në terren tregon një situatë të përsëritur prej vitesh. Sapo fondi mujor arrin limitin – zakonisht rreth datës 20 – shërbimi për analizat rutinë ndërpritet. Pacientët mbeten pa ekzaminime bazë, ndërsa shumë prej tyre detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë për të vijuar trajtimin.

Ky mekanizëm lidhet drejtpërdrejt me kontratën koncesionare që nga viti 2019, ku shërbimi laboratorik ofrohet nga një konsorcium privat. Sipas marrëveshjes, kompania njofton spitalin kur arrihen 50%, 75% dhe më pas 100% e buxhetit mujor. Në momentin që fondi shteron, analizat kufizohen vetëm në urgjenca.

Në praktikë, kjo do të thotë se vendimmarrja mjekësore nuk udhëhiqet më nga nevoja klinike, por nga kufijtë financiarë të kontratës. Diagnostikimi shtyhet, trajtimet vonohen dhe rreziku për pacientët rritet, sidomos për ata që kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm.

Burime nga brenda QSUT bëjnë me dije se situata shkon edhe më tej, me mjekë dhe drejtues shërbimesh që thirren për të justifikuar numrin e analizave të kërkuara, shpesh në prani të përfaqësuesve të koncesionarit. Një praktikë e tillë shihet si presion i drejtpërdrejtë mbi stafin mjekësor dhe cenim i autonomisë profesionale.

Ndërkohë, përgjegjësia për këtë model bie mbi politikat e ndjekura nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka zgjedhur një skemë ku shërbimi publik kushtëzohet nga një tavan financiar mujor. Pranimi i situatës nga vetë ministrja konfirmon se sistemi nuk garanton vazhdimësi të plotë të shërbimit për pacientët.

Pavarësisht kësaj, ministrja prezantoi edhe disa ndryshime për Komisionin e Çmimeve të Barnave, duke i cilësuar si hapa për rritjen e transparencës dhe garantimin e furnizimit.

Ky vendim vjen si një nevojë e hershme për shpejtimin e procedurave dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm të barnave për qytetarët”, tha ajo.

Por ndërsa flitet për reforma dhe përmirësime, në spitalin më të madh në vend përsëritet çdo muaj i njëjti skenar: analizat nisin normalisht, fondi shteron dhe shërbimi ndalet. Në fund, janë pacientët ata që paguajnë koston, qoftë me vonesa në trajtim, qoftë me para nga xhepi. /Pamfleti

ministrja e shëndetësisë qsut nuk do bëjë analiza s\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'ka fonde

6 Komente

  1. T
    Tarrasi

    Ministresha vet nuk semuret dhe nuk ben analiza dhe as blen ilace. km ndodh qe i ben jashte shtetit keshtuqe..pse duhen bere analizat ne SP publike? te privati do "mirepriten" te gjithe.. vijne vet ata ne spital dhe i marrin analizat. Shendetesia falas po falas fare!

    1. O
      Opionisti

      Amund te hetohete spittle private shteterore ministra dhe ish ministra we ne kohen sali berishe padeli marko ilir metes dhe Alexander meksi

      1. d
        drita

        Ska fonde ka doreheqje zj ministre ,ka moral .Si mund te jesh ministre kur nuk ke mundesi te zbatosh nje protokoll mjekesor si mjeke ?

        1. A
          Andi

          Ne nje vend qe nuk ka Drejtesi normal qe nuk ka as Shendetsi keta kane vjedhur me koncesipnet si Chekup , Sterilizim dhe Analizat sot Spitalet jane pa barna qe duhet ti blesh dhe po mos pos pagove as personeli mjeksor nuk te sherben po nuk pagove Ministre jep Dorheqjen Je e pa Afte Andi apo pret te behesh aksionere ne konçesionin e radhes ?

          1. H
            Hysen Selimi

            Kjo nuk pasta Turp Te thote skein Parë , mom ministrieshe po sierra Millard’s euro Te vjedhura nga Rama Balluku , Pse nuk e ngre zeron po pa pike turpi thua ska para . Thuaj Hyatt qe jemi ne rregjim narkodiktature e narkoshteti , se po Te ishin sadopak demokraci , duhet Te kishte dhene doreheqjen menjehereshme. Minister si ju ne rregjim sadopak demokratik hidhen ne koshin e plehrave e gjithe qeveria Rama , bashke me Te duhet hedger ne koshin e plehrave

            1. T
              Tirona

              Jemi popull që sdi ça të them më. Ktu fus veten time dhe të gjith ata njof e keni shkëmby 2 menime.Nrehet nafta nuk nrehemi,pse un do dal aty themi.vidhet masakrohet e përdhunohet çdo e drrejt e popllit e prap nuk nrehemi.Ka bo pall udhëheqja 30 vjet.Vidh e shto dhjam. Del kjo injorante e pamoralshme thot skemi fonde. Ik të qifsha ropt shkri ministrin ta dim publikisht që skemi ministri shëndetësie.Për ça je ministre ti me mor rrogën e bo korrupsion si Ogerta Manastirlliu

              Lini një Përgjigje