TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2026, 07:35

"Çfarë nderi i madh t'i vrasim", Trump mesazh të ashpër Iranit: Luftën po e fitojmë ne!

Shkruar nga Pamfleti

"Çfarë nderi i madh t'i vrasim", Trump mesazh të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të po e fitojnë përballjen me Iranin dhe se kapacitetet ushtarake të këtij vendi janë dëmtuar rëndë.

Në një reagim publik, Trump tha se infrastruktura ushtarake iraniane është goditur ndjeshëm që nga nisja e konfliktit, duke përmendur shkatërrimin e raketave, dronëve dhe elementëve të tjerë të arsenalit.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan la të kuptohet se operacionet ushtarake mund të vazhdojnë. Ai përdori tone të ashpra ndaj regjimit iranian, duke paralajmëruar se Irani duhet të “shikojë se çfarë u ndodh këtyre horrave të çmendur”.

Trump reagoi edhe ndaj raportimeve të disa mediave amerikane, duke sulmuar veçanërisht gazetën The New York Times, të cilën e akuzoi se po paraqet një tablo të gabuar për zhvillimet e konfliktit.

Sipas tij, ushtria amerikane ka epërsi të plotë ushtarake dhe është e pajisur me “fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe kohë të bollshme” për të vazhduar operacionet.

“Ne po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe ndryshe, megjithatë, nëse lexoni "New York Times"-in e Dështuar, do të mendonit gabimisht se nuk po fitojmë. Marina e Iranit është zhdukur, Forca e tyre Ajrore nuk ekziston më, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen dhe udhëheqësit e tyre janë fshirë nga faqja e dheut. Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe shumë kohë - Shikoni çfarë u ndodh këtyre qelbësve të çmendur sot. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëjmë këtë!”, shkroi Trump në "Truth Social".

donald trump shba irani

Lini një Përgjigje