
Një gjykatë e Stambollit dha të mërkurën një denim të ri me burg ndaj kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i Presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan, raportoi transmetuesi shtetëror TRT. Ky vendim nga Gjykata e Stambollit është një tjetër goditje ndaj opozitës.
Imamoglu, i cili ka qenë në burg në pritje të gjyqit që nga marsi për akuza të veçanta për korrupsion, u dënua me një 1 vit e 8 muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj kryeprokurorit të Stambollit.
Dënimi me burgim duhet të konfirmohet nga dy gjykata apeli.
Kjo është hera e dytë që Imamoglu dënohet për fyerje të zyrtarëve publikë. Në vitin 2022, Imamoglu u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg për kritikat ndaj zyrtarëve të bordit zgjedhor lidhur me një vendim për anulimin e zgjedhjeve të Stambollit të vitit 2019, në të cilat ai mundi kandidatin e Partisë AK në pushtet.
Ai e ka apeluar këtë dënim, por ai ende nuk është shqyrtuar. Imamoglu i mohon akuzat.
"Kam luftuar kundër abuzimit të gjyqësorit dhe kundër përdorimit të tij si mjet politik. Kjo është me të vërtetë një fyerje kundër kombit tonë", u citua Imamoglu nga transmetuesi Halk TV dhe media të tjera turke.
Lini një Përgjigje