
Ushtria izraelite godet infrastrukturën e Hezbollahut në periferinë jugore të kryeqytetit libanez pas paralajmërimit për evakuim
Ushtria izraelite, IDF, njoftoi se ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër infrastrukturës së Hezbollah në periferinë jugore të Beirut.
Sulmet vijnë pasi ushtria përsëriti të martën paralajmërimin për evakuim të zonës së njohur si Dahiyeh, një bastion i rëndësishëm i Hezbollahut në kryeqytetin libanez.
Sipas ushtrisë izraelite, objektivat e goditura lidhen me infrastrukturën dhe pozicionet e përdorura nga Hezbollah në këtë zonë.
Autoritetet ushtarake izraelite deklaruan se detaje të tjera mbi sulmet dhe objektivat e goditura do të publikohen më vonë.
Sulmet në Bejrut shënojnë një tjetër përshkallëzim të konfliktit në rajon, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe forcave të lidhura me Iranin vazhdojnë të rriten.
Lini një Përgjigje