Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka ka kundër presidenti të SHBA, Donald Trump dhe thotë se një pushtim amerikan i Grenlandës “do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në botë”.
Sanchez tha se çdo veprim ushtarak nga SHBA-të kundër ishullit të madh arktik të Danimarkës do të dëmtonte NATO-n dhe do të legjitimonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Nëse përqendrohemi te Groenlanda, duhet të them se një pushtim i atij territori nga SHBA-të do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për pushtimin e Ukrainës”, tha ai në një intervistë në gazetën La Vanguardia.
“Nëse Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën, kjo do të ishte kambana e vdekjes për NATO-n. Putini do të ishte dyfish i lumtur”, theksoi ai.
Presidenti Donald Trump të shtunën duket se ndryshoi qëndrim ndaj Groenlandës duke u zotuar të zbatojë një valë tarifash në rritje ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat shtesë prej 10% të importit do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe, të gjitha tashmë të nënshtruara ndaj tarifave të vendosura nga Trump.
Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje që SHBA-të të blejnë Groenlandën, shkroi Trump.
Lini një Përgjigje