Bota29 Shtator 2023, 18:27

Mesdheu, varreza e fëmijëve refugjatë! UNICEF publikon raportin rrënqethës

Shkruar nga Pamfleti

Mesdheu, varreza e fëmijëve refugjatë! UNICEF publikon raportin

Një raport tronditës është publikuar së fundmi nga Agjencia e Fëmijëve e OKB-së, UNICEF. Numri i emigrantëve që humbën jetën ose u zhdukën duke u përpjekur të kalonin Mesdheun këtë Verë, ishte trefishi i numrit të parë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Midis Qershorit dhe Gushtit, të paktën 990 njerëz vdiqën ose u zhdukën në rrugën e rrezikshme të Mesdheut qendror, midis Afrikës Veriore dhe Evropës, krahasuar me 334 vdekje gjatë të njëjtëve muaj në vitin 2022.

Agjencia nuk jep një numër specifik për fëmijët që humbën jetën gjatë kalimeve, por thotë se 11.600 të mitur të pashoqëruar ishin në mesin e emigrantëve që përpiqeshin të shkonin në Itali me anije të improvizuara, midis Janarit dhe Shtatorit, 60% më shumë nga nëntë muajt e parë të viti 2022, shkruajnë mediat e huaja.

“Mesdheu është bërë një varrezë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Numri i fëmijëve që vdesin në kërkim të azilit dhe sigurisë në Evropë është rezultat i zgjedhjeve politike dhe një sistemi të defektit të migrimit”, thotë koordinatorja e UNICEF-it, Regina De Dominicis.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, 2.500 migrantë vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe nga 1 Janari deri më 24 Shtator, 50% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

mesdheu refugjate unicef