TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 15:48

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, NATO tërhiqet nga Iraku!

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, NATO
Foto ilustruese

NATO pezullon përkohësisht misionin në Irak. Tërhiqen rreth 600 trupa pas rritjes së tensioneve në rajon

NATO ka ndalur përkohësisht aktivitetet e saj stërvitore në Irak dhe ka tërhequr një pjesë të personelit të vendosur atje.

Misioni, i cili funksionon që prej vitit 2018, është prekur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi lidhet me përkeqësimin e situatës së sigurisë pas sulmeve të fundit që kanë rritur tensionet në rajon.

Rreth 600 efektivë janë larguar, ndërsa autoritetet e Aleancës e konsiderojnë këtë një masë të përkohshme. Qëllimi mbetet garantimi i sigurisë për trupat ndërkombëtare të dislokuara në Irak.

Në këtë kontekst, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka zhvilluar një komunikim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai ka kërkuar shmangien e përshkallëzimit dhe ka theksuar rëndësinë e zgjidhjeve diplomatike.

Autoritetet në Bagdad u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s të mos përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt.

nato iraku mision

Lini një Përgjigje