Bota25 Shtator 2023, 16:43

Shqiptari arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, mediat vendase: Aksion i denjë për skenar filmi

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në

Një i burgosur shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, ka arritur të arratiset. Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin, teksa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos.

Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari është ndihmuar nga një dron i jashtëm. 

“Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni të jashtëm, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar", thuhet në deklaratën e policisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në Itali, ku shumë prej tyre, përfshirë dhe mediat e kanë cilësuar ngjarjen si ‘aksion i denjë për një film amerikan’.

arratisje shqiptari mediat italiane