Dy trena të shpejtësisë së lartë dolën nga shinat mbrëmjen e sotme në rajonin e Kordobës në Spanjë, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Informacione ende të pakonfirmuara raportojnë për 5 të vdekur. Ndërsa raportimet fillestare nga “El Pais” tregojnë se disa persona janë plagosur.
Bëhet me dije se treni po udhëtonte nga Malaga në stacionin Atocha të Madridit kur doli nga shinat vetëm 10 minuta pasi filloi udhëtimi në Adamo, kaloi në një linjë tjetër dhe u përplas me dy vagonë të një treni me destinacion Huelva, duke shkaktuar daljen nga shinat të të dy trenave.
Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndihmojnë në nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar.
Siç raporton “El Pais” në dy trenat ndodheshin rreth 300 persona, ndërsa shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në linjën me shpejtësi të lartë nga Andaluzia është ndërprerë, ndërsa rrjeti i tjera hekurudhor funksionon normalisht.
Ministri i Transportit, Óscar Puente, ndodhet në qendrën e emergjencës të Renfe në stacionin Atocha në Madrid për të ndjekur nga afër veprimet e autoriteteve.
2013, Alvia descarrilado. No había nadie aún, pronto llegaron las emergencias y pensé: si el maquinista está vivo, se la cargará.
— Josema Vallejo (@JosemaVallejo) January 18, 2026
Se acreditó negligencia política, pero el maquinista se comió todo.
Pensé también: volverá a ocurrir y no habremos aprendido nada.
5 muertos ya⬇️ https://t.co/4YBceQc1ho
Lini një Përgjigje