TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2025, 20:04

Trump kërcënon hapur Kinën: Nuk ka sulme ndaj Tajvanit, Xi Jinping i di mirë pasojat!

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon hapur Kinën: Nuk ka sulme ndaj Tajvanit, Xi
Trump- Xi Jinping

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha homologu i tij kinez, Xi Jinping, i di pasojat në rast se ky i fundit sulmon ushtarakisht Tajvanin. Ai ka kërcënuar presidentin kinez por nuk ka sqaruar nëse Uashingtoni do të ndërhynte ushtarakisht për mbrojtjen e ishullit në Lindjen e Largët.

Trump tha se çështja e Tajvanit nuk u diskutua fare gjatë takimit të tij me Xi në Korenë e Jugut, takimi i parë ballë për ballë i dy udhëheqësve pas gjashtë vjetësh.

Kur u pyet nëse do të urdhëronte forcat amerikane të vepronin në rast sulmi kinez, Trump u përgjigj duke thënë se: “Do ta mësoni nëse ndodh. Ai e di përgjigjen”. Presidenti amerikan shmangu sqarime të mëtejshme, duke deklaruar se nuk mund t’i zbuloj sekretet e mia. “Pala tjetër e di”, shtoi ai.

Sipas Trump, Xi dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë deklaruar hapur se nuk do të bënin asgjë ndërsa unë jam president, pasi janë të vetëdijshëm për pasojat.

Lini një Përgjigje