TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2026, 09:40

Trump tallet me luftën: Nëse s'ka marrëveshje me Iranin, fajtor JD Vance, në rast fitoreje do marr meritat unë

Shkruar nga Pamfleti
Trump tallet me luftën: Nëse s'ka marrëveshje me Iranin,
Presidenti Trump dhe zv.presidenti JD Vance

Presidenti Donald Trump ka bërë shaka gjatë një eventi për Pashkët në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se planifikon të mbajë përgjegjës nënpresidentin JD Vance nëse negociatat për përfundimin e luftës në Iran dështojnë.

“Ai po punon për marrëveshjen, apo jo? Si po ecën? Është në rregull? Marrëveshja e madhe?” e pyeti Trump -Vance, përpara zyrtarëve të administratës dhe mbështetësve.

Një video e eventit, që ishte e mbyllur për median, u publikua për pak kohë në faqen e Shtëpisë së Bardhë dhe në YouTube, përpara se të fshihej.

Vance, duke iu përgjigjur pyetjes së Trump nga audienca, tha se bisedimet me zyrtarët iranianë “po shkojnë mirë”.

“Po e sheh që po ndodh?” pyeti Trump.

“Po, do t’ju informojmë edhe ju”, u përgjigj Vance.

“Pra, nëse nuk ndodh, do të fajësoj JD Vance”, tha Trump mes të qeshurave. “Nëse ndodh, do të marr të gjithë meritën.”

“Mendoj se duhet të ndodhë”, shtoi Trump. “Mendoj se ata janë të dëshpëruar.”

Në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, Trump deklaroi se lufta në Iran, e cila filloi në shkurt me një sulm nga SHBA dhe Izraeli, është “drejt përfundimit”. Ai e paraqiti veprimin ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit në Iran si një sukses të madh, ndërsa paralajmëroi edhe për përshkallëzim të konfliktit nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje për përfundimin e luftës.

“Do t’i godasim shumë fort gjatë dy deri në tre javëve të ardhshme”, tha Trump në fjalimin 19-minutësh. “Do t’i kthejmë në epokën e gurit, aty ku e kanë vendin. Ndërkohë, diskutimet po vazhdojnë.”

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian iu drejtua drejtpërdrejt popullit amerikan në një letër përpara fjalimit të Trump.

“Sot bota ndodhet në një udhëkryq”, shkroi Pezeshkian. “Vazhdimi në rrugën e përballjes është më i kushtueshëm dhe më i padobishëm se kurrë më parë. Zgjedhja mes përballjes dhe angazhimit është reale dhe me pasoja, rezultati i saj do të formësojë të ardhmen për brezat që do të vijnë.”

Më herët të mërkurën, The New York Times raportoi se agjencitë amerikane të inteligjencës kanë arritur në përfundimin ditët e fundit se qeveria iraniane nuk është e gatshme të angazhohet në bisedime serioze për t’i dhënë fund luftimeve, pasi beson se ka epërsi në luftë.

Në një intervistë për Al Jazeera të martën, më 31 mars, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se kishte marrë mesazhe nga i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, por se “kjo nuk do të thotë se jemi në negociata”.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në pretendimet për negociata me ndonjë palë në Iran”, tha ai, duke shtuar se Irani nuk ka pasur kurrë një “përvojë të mirë” në negociatat me SHBA-në.

“Nuk kemi asnjë besim se negociatat me SHBA-në do të sjellin rezultate”, tha Araghchi për median. “Niveli i besimit është zero.”

trump jd vance iran

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    JD Vance 'është' Presidenti i 48 i SHBA.

    Lini një Përgjigje