TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 00:01

Edhe pas mesnate, bulevardi oshtin kundër Ramës; mijëra qytetarë para Kryeministrisë deri në mëngjes

Shkruar nga Pamfleti
Edhe pas mesnate, bulevardi oshtin kundër Ramës; mijëra
Qytetarët para Kryeministrisë

Pas orësh të tëra proteste dhe marshimi, dhjetëra qytetarë kanë vendosur të qëndrojnë përpara Kryeministrisë. Disa janë ulur në trotuare, të tjerë kanë zënë stola, ndërsa marshimi rreth godinës së qeverisë vijon pa ndërprerje.

Protesta e 21-të kundër qeverisë po hyn në një fazë të re.

Edhe pse kanë kaluar mbi 5 orë nga nisja e tubimit dhe ka kaluar mesnata, një pjesë e protestuesve duket se nuk kanë ndërmend të largohen nga bulevardi.

Para Kryeministrisë janë krijuar grupe qytetarësh që kanë vendosur të qëndrojnë në vend. Disa janë ulur në trotuare, të tjerë kanë zënë stola përgjatë bulevardit, ndërsa shumë protestues vazhdojnë të qëndrojnë përballë godinës së qeverisë.

Pamjet nga terreni tregojnë se protesta nuk po shpërndahet si zakonisht. Përkundrazi, një pjesë e pjesëmarrësve po organizohen për të vijuar qëndrimin gjatë natës, duke e mbajtur të rrethuar simbolikisht Kryeministrinë deri në mëngjes.

Edhe pas mesnate, bulevardi oshtin kundër Ramës; mijëra
Disa duke marshuar

Ndërkohë, qindra qytetarë të tjerë vijojnë marshimin rreth godinës së qeverisë. Fluksi i protestuesve nuk është ndalur, ndërsa thirrjet "Rama jep dorëheqjen", "Ju erdhi fundi", "Rama në burg" dhe "Je i rrethuar" dëgjohen ende në bulevard.

Pjesëmarrësit e shohin qëndrimin gjatë natës si një formë rezistence qytetare dhe një mesazh se protesta nuk përfundon me fjalimet apo me kalimin e orëve.

Edhe pas mesnate, bulevardi oshtin kundër Ramës; mijëra
Marshim edhe me makina

Pas një prej mobilizimeve më të mëdha të javëve të fundit, duket se një pjesë e protestuesve kanë marrë një vendim të qartë: të mos largohen nga sheshi dhe të qëndrojnë përballë Kryeministrisë deri në orët e para të mëngjesit.

Nëse kjo ndodh, protesta e 21-të mund të shënojë jo vetëm tubimin më masiv të kësaj lëvizjeje, por edhe natën e parë të një qëndrimi të zgjatur përballë selisë së qeverisë.

 

rama protesta

1 Komente

  1. A
    Atdhetari

    Anti -Shqiptari Edvin Kerrstaq Ramoviq duhet terhequr zvarre dhe nje ne balle te pastrohet Shqiperia nga ky Ndyresire dhe te tjeret ne burg izolim personal te perjetshem dhe konfiskim te plote te pasurise tyre te paligjshme.

    Lini një Përgjigje