TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2026, 17:46

Armë bërthamore ndaj Iranit plani “B”? Si përgjigjet Donald Trump për deklaratën kërcënuese

Shkruar nga Pamfleti
Armë bërthamore ndaj Iranit plani “B”? Si përgjigjet
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë një bisede telefonike të shkurtër me BBC-në ka deklaruar se veprimet dhe deklaratat e tij ndaj Iranit kanë qenë efektive.

Trump u pyet nëse deklarata e tij e mëparshme ku paralajmëronte se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, nënkuptonte një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit. Ai nuk e sqaroi drejtpërdrejt këtë, por u përgjigj se pala tjetër është e gatshme për marrëveshje.

“Pala tjetër mezi pret të bëjë një marrëveshje. Pra, çfarëdo që të them ose të bëj, duket se po funksionon shumë mirë”, tha Trump për BBC-në.

Sa i përket NATO-s, presidenti amerikan theksoi se SHBA-të “nuk kishin nevojë” për aleancën në një përballje me Iranin, por shtoi se do të kishte preferuar përfshirjen e saj. I pyetur për këtë qëndrim, ai deklaroi se kishte dashur të testonte nëse aleatët do të angazhoheshin.

donald trump irani lufta

1 Komente

  1. D
    Donkarios FemijeQIRESI ( Pedofili )

    Hahaha ????????????….. Shko haia mutin EUROPES ,bole!!! RROFTE EUROPA….!!!! KE NJE OQEAN TE BUKUR MIDIS NESH!!! ???? L E G E N

    Lini një Përgjigje