Dy trena lokalë u përplasën ballë për ballë në veri të Kopenhagës, ndërsa shërbimet e emergjencës thanë se mes pesë dhe 10 persona kanë mbetur të lënduar...
Disa persona mbetën të lënduar pasi dy trena u përplasën të enjten në Danimarkë, njoftuan shërbimet lokale të emergjencës.
Aksidenti ndodhi në veri të Kopenhagës, në linjën hekurudhore që lidh qytetet Hillerod dhe Kagerup, bëri të ditur policia përmes një deklarate.
“Janë dy trena lokalë që janë përplasur ballë për ballë,” tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Kopenhagës së Madhe për Reuters.
“Ka të lënduar mes pasagjerëve. Të gjithë janë nxjerrë nga trenat, kështu që askush nuk ka mbetur i bllokuar. Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta,” shtoi ai.
Sipas transmetuesit publik DR, i cili citoi policinë, numri i të lënduarve besohet të jetë mes pesë dhe 10 personave.
Lini një Përgjigje