Një 29-vjeçare, e identifikuar si A. Gjilaj, është gjetur e pajetë në det në zonën e Portonovës, në Vlorë, ku kishte shkuar për pushime me familjen.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në zonën e Portonovës, në Vlorë, ku një 29-vjeçare është gjetur e pajetë në det.
Viktima është identifikuar si A. Gjilaj, 29 vjeçe, e cila, sipas burimeve, ndodhej me pushime në këtë zonë së bashku me familjen e saj.
Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë u transportua fillimisht në Triport dhe më pas në morg, ku do t'i nënshtrohet procedurave mjeko-ligjore.
Rrethanat në të cilat humbi jetën e reja mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
Lini një Përgjigje