TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-08 20:52:00

Akt kriminal shtetëror, banditët të dalin para ligjit”, Berisha me Meta reagojnë pas sulmit ndaj Cakranit

Shkruar nga Pamfleti

Akt kriminal shtetëror, banditët të dalin para ligjit”,

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta kanë dënuar ashpër dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar sulmin si akt kriminal. Ata kanë kërkuar që autorët të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

Ish-kryeministri Berisha tha se dhunimi i Kujtim Cakranit, është një akt i qëllimshëm dhe i parapërgatitur, duke theksuar se avokati u godit “shtazërisht për shkak të detyrës”.

Ai tha se Cakrani u shtrua në spital me fraktura në kokë, pas një sulmi që nuk mund të konsiderohet incident i rastësishëm.

“Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar”, deklaroi Berisha, duke shtuar se sulmi është “i frymëzuar dhe i sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale”.

Kreu i PD theksoi se përgjegjësia politike për këtë akt është direkte dhe se autorët nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. “Drejtësia vonon, por nuk harron”, u shpreh Berisha në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga burgu duke e dënuar sulmin si akt banditesk dhe duke kërkuar identifikimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm të autorëve.

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt”, shkroi Meta.

Meta theksoi se dhuna ndaj avokatëve nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një klime më të gjerë presioni.

“Nuk është hera e parë që sulmohen avokatët, sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë”, deklaroi ai, duke shprehur solidaritet të plotë me Cakranin, familjen e tij dhe kolegët e tij.

Lini një Përgjigje