TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-06-28 21:05:24

Suspicions of involvement in terrorism, what is the MEK organization and how did its members end up in Albania

Shkruar nga Pamfleti

Suspicions of involvement in terrorism, what is the MEK organization and how did

At first they came to our country being welcomed by the Albanian government, after the declaration that they would not engage in political activities related to Iran, but it seems that the situation with the Mujahedin of Albania has changed in their favor after the findings of the Albanian intelligence , that they provoked cyber attacks by Iranian hackers, against the pages of Albanian institutions, during the first part of 2022, an intervention which the Albanian government, if the suspicions are confirmed, has described as a provocation for war.

The program "On target" reports that this may further complicate the position of the MEK, from guests to unwanted, in relation to the host Albanian authorities, which have been put into serious difficulties in relations with the government of Tehran, which it turns out that they had often warned the Albanian government about the subversive cyber activity that members of the "MEK" Organization were exercising from Albania to the detriment of Iran.

Meanwhile, the nervousness between the two countries that once maintained an undisturbed friendship with each other; friendship that seems to have been broken with the acceptance that Albania made in 2012 to the first mujahedin; was added even more after the threats that Iran made that it will attack the MEK camp in Manzë with a drone.
Beginning in September 2022, Albania severed diplomatic relations and expelled the staff of the Iranian embassy in Tirana.

"On September 8, 2022, the Council of Ministers decided the termination of diplomatic relations with the Islamic Republic of Iran, as well as the removal of all diplomatic staff from the territory of the Republic of Albania.
From the monitoring of open sources (social networks) and continuously it has been found that during the end of 2022, an increase in threatening rhetoric from the Islamic Republic of Iran and their Intelligence structures to carry out possible attacks, including attacks with a drone against the organization 'MEK', which has been in Albania for several years ," the investigation file states.

From the risk analysis, the Albanian authorities came to the opinion that the MEK organization and its members, accommodated in Albania, were an important target for Iran and its official representatives in Albania.
But before making such threats, the Islamic Republic of Iran had forwarded to the Republic of Albania a verbal note informing it that three terrorist teams had been identified within the "MEK" organization in the Manza camp, which after they were arrested by the Iranian intelligence services, who had the goal of committing terrorist acts in Iran.

" The Ministry of Foreign Affairs of the Islamic Republic of Iran forwarded a 'Note Verbal' to the Ministry for Europe and Foreign Affairs of Albania, where, among other things, it is said that according to reliable and documented intelligence, from the Security Agency of the Islamic Republic of Iran has been provided with information about three recently arrested terrorist teams, where it was discovered that these teams trained in the camp of the 'MEK' Organization in Durrës, within the territory of the Republic of Albania", the investigation file states .

But why 'MEK' (Organization of the People's Mujahideen in Iran) and the Islamic State of Iran, are in such a long and almost bloody war with each other and it has turned 'MEK', Albania into a country from which it is attacking for its own purposes the official Iran, unlike the agreement of their acceptance, which spoke of a humanitarian mission?

Organizata muxhahedine e popullit të Iranit, u krijua me 5 shtator 1965, nga 3 studentë të sapodiplomuar në universitetin e Teheranit.
Ata kishin bindje të majta dhe kundërshtonin fondamentalizmin islam.
Irani atë kohë ishte mbretëri dhe Shahu sundonte me pushtet absolut dhe shtypte çdo kundërshtar politik.
Në vitin 1971 policia sekrete arrestoi të gjithë drejtuesit muxhahedinë, ndërsa 3 themeluesit e organizatës u ekzekutuan.
I vetmi që mbijetoi ishte Massoud Rajavi.

Një revolucion mbarëpopullor në vitin 1979 e rrëzoi monarkinë.
Shahu u largua nga Irani.
Pas revolucionit u ndezën shpresat se në Iran mund të vendosej rendi demokratik.
Me 1 shkurt 1979 në Iran u kthye në pushtet Ajatollah Khomeni.
Me referendumin kushtetues u formua republika islamike e Iranit dhe Khomeni u zgjodh lider politik dhe religjoz i përjetshëm.

Regjimi i Kohmenit filloi t’i ndiqte dhe t’i burgoste anëtarët dhe mbështetësit e muxhahedinëve, të cilët në fundin e vitit 1981, nisën të gjejnë strehim në Francë.
Aty nga ku më pas, në vitin 1986, e zhvendosën bazën e tyre të operacioneve ndaj regjimit të Khomenit, në lindje të Irakut.

Vend ku qëndruan deri në rrëzimin e regjimit të Sadam Husein dhe pushtimit të Irakut nga forcat amerikane.
Ku u vendos që ata të mbaheshin në kampin ‘Ashraf 2’, ish-bazë ushtarake irakene dhe më pas të zhvendoseshin në kampin ‘Liria’ jashtë kryeqytetit iraken, Bagdat.

Kamp i cili për shkak të mungesës së sigurisë për jetën e muxhahedinëve që vazhdonin të luftonin regjimin e instaluar në Iran, çoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, që të mendonin zhvendosjen e tyre në vende më të sigurta.
Një ndër këto vende, pas refuzimit të shumë të tjerëve, ishte edhe Shqipëria.
Zhvendosja e parë e muxhahedinëve në Shqipëri u krye në vitin 2013.

Ku fillimisht në vendin tonë mbërritën 201 muxhahedinë mbi bazën e një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë shqiptare që drejtohej nga Sali Berisha.
Marrëveshje që erdhi pasi organizata e ‘MEK’ u hoq nga lista e zezë e terrorizmit aty ku ishte vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve që ata kryen në Irak, ku vranë edhe shtetas amerikan.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, Edi Rama firmosi si kryeministër një tjetër marrëveshje dhe pranoi ardhjen e muxhahedinëve në Shqipëri, në total 3 mijë anëtarë të organizatës ‘MEK’. Numri i muxhahedinëve që vinin në vendin tonë, shtyhej vit pas viti.

Në vitin 2014 mbërritën 400 muxhahedinë, në vitin 2015, 500 të tjerë. Megjithatë, pjesa më e madhe e zhvendosjes ishte gjatë vitit 2016, kur 1942 muxhahedinë të tjerë u zhvendosën me fluturime komerciale dhe charter, që filluan mě 12 qershor deri më 9 shtator të të njëjtit vit, të cilët u regjistruan nga policia kufitare e emigracionit me leje provizore qëndrimi, mbi baza humanitare.

Fillimisht ata u strehuan në zonën e ‘Unazës së Re’ dhe në një godinë në autostradën Tiranë-Durrës që kishte shërbyer si universitet.
Por shpejt do të zhvendoseshin në kampin e Manzës.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi më 16 tetor 2017, Leje zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimi dhe prodhimi për komunitetin iranian në Shqipëri”, me vendndodhje në [njësia administrative] Manëz, bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqata “F.A.R.A”.

Me ndërtimin e kampit, në vitin 2018, drejtuesit e ‘MEK’, siguruan zhvendosjen e plotë të të gjithë pjesëtarëve të organizatës, në kampin ‘Ashraf 3’, në lokalitetin e Manzës.

Nga 3 mijë muxhahedinët e zhvendosur nga Iraku për qëllime humanitare, sot, 73 përqind e tyre janë meshkuj dhe 27 përqind janë vajza dhe gra.

Në kampin ku ndodhet dhe sot, ata jetojnë nën masa të forta sigurie, gati në një bunkerizim, ku çdo lëvizje është e kontrolluar me imtësi.

Ashtu si edhe çdo vështrim i dyshimtë i hedhur përreth, që nuk u shpëton pjesëtarëve të kampit, të cilët thuhet se ruajnë me fanatizëm mësimet e liderëve të tyre të parë.
Përgjatë këtyre viteve të qëndrimit në Shqipëri shumë anëtarë të organizatës janë shkëputur prej saj.
Në janar të vitit 2020, lideri suprem i Iranit e quajti Shqipërinë, një vend të vogël europian, shumë i mbrapshtë, që ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e ‘MEK’ kundër Iranit.

Që nga viti 2018, zyrtarë të shumtë të lartë amerikanë, kanë vizituar kampin ‘Ashraf 3’ në Manëz, aty ku janë mbajtur edhe shumë konferenca, të cilat kanë qenë edhe në monitorimin e qeverisë iraniane, e cila nën petkun e diplomatëve spiunë të saj, kishte nisur edhe një aktivitet armiqësor që kishte si qëllim të kryente sulme ndaj Shqipërisë.

Një sulm i tillë thuhet se u parandalua në mars të vitit 2018, gjatë ditës së festimit të Sulltan Novruzit, ku disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorist por që nuk u finalizua.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi, më datë 21 Mars 2018 Drejtoria e Antiterrorit ka marrë një informacion në rrugë operative mbi një sulm terrorist të mundshëm që do të kryhej në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga verifikimi i informacionit rezultoi se sulmi mund të kryhet kundër funksionareve të ‘MEK’ ose vendbanimeve kolektive të tyre siç janë Kompleksi Vitrinat, Kampi i ‘MEK’ që po ndërtohet në Manëz, Durrës dhe në aktivitetet që do të organizohen me rastin e festës së ’Sulltan Nevruzit’ e cila festohet dhe nga organizata ‘MEK’.

Më datë 22 Mars 2018 në ambientet e jashtme të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u bë i mundur identifikimi i tre shtetasve të huaj të dyshuar për aktivitet kriminal që u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në dosje.

Jo shumë kohë më pas Shqipëria shpalli ‘non grata’ edhe ambasadorin iranian, me akuzën se cënoi sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por që në kundër përgjigje, Irani akuzoi Shqipërinë për fabrikim nën presionin amerikan dhe atë izraelit.

Ndërkohë që sulmi kibernetik që iu bë sistemit online të shtetit shqiptar më 14 korrik 2022 ishte sulmi i parafundit i Iranit.

Për disa ditë sistemet e shërbimeve online ishin jashtë funksionit, ndërsa qeveria iraniane nuk e mori kurrë përgjegjësinë.

Por në vigjilje të një konference të parashikuar në Manzë të Durrësit më 23-24 korrik, Ambasada Amerikane në Tiranë dha alarmin se Irani po planifikonte një sulm terrorist, çka bëri që konferenca e muxhahedinëve të shtyhej dhe qeveria shqiptare bashkë me partnerët e saj ndërkombëtarë të dilnin në përfundimin se pas sulmit kibernetik, nuk ishte një apo disa individë, por vetë qeveria iraniane.

Organizata ‘MEK’, ka një strukturë të centralizuar dhe hierarkike, ku drejtuesja e kësaj organizate është Maryam Rajavi bashkëshortja e themeluesit të organizatës Massoud Rajavi.
Por pavarësisht, strukturës strikte të sigurisë, ngritja e kampit të ‘MEK’ në Shqipëri, disa vite më parë, nuk i mbajti të fjetura interesat e Iranit zyrtar në Shqipëri.

Përkundrazi, prania e tyre, shtoi vigjilencën e shërbimeve inteligjente iraniane, të cilat thuhet se rritën vëmendjen ndaj aktivitetit të shtuar të ‘MEK’ në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Por po kështu Irani zyrtar nisi edhe një fushatë propagandistike, kundër ‘MEK’, në faqe të ndryshme të kamufluara, duke ia arritur në një farë mënyrë qëllimit, që të largojë nga radhët e kampit të muxhahedinëve në Shqipëri, rreth 450 anëtarë të tyre, nga të cilët 50 prej tyre vazhdojnë të jenë në vendin tonë.

Ndërsa nga kampi ‘Ashraf 3’ janë larguar jashtë vendit në mënyrë të ligjshme rreth 100 anëtarë, të cilët janë vendosur në vende të treta si: SHBA, Itali, Britani e Madhe, si edhe vendet Nordike.

Kurse rreth 300 të tjerë janë larguar në mënyrë të paligjshme.

UNHRC ka qenë e angazhuar që në Irak dhe ajo ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e tjera për ndjekjen e problematikave që lidhen me ‘MEK’, gjithashtu UNHCR ka ndjekur me vëmendje të veçantë çështjen e atyre që duan të shkëputen nga organizata.
Deri tani janë shkëputur nga organizata rreth 450 persona, ndërkohë që brenda kampit rezulton që aktualisht të jenë rreth 2 500 persona”, thuhet në dosje.

Por mesa duket kjo rrjedhje e kapaciteteve njerëzore nga kampi i muxhahedinëve në Shqipëri, duket të jetë edhe frut i punës propagandistike të strukturave të inteligjencës iraniane, të cilët kanë arritur me sukses t’ia dalin në një farë mënyre të përçajnë kampin e ‘MEK’

“Fokusi i strukturave të inteligjencës iraniane ka qenë rritja e aktiviteteve propagandistike kundër ‘MEK’ me qëllim që të shkëpusë nga organizata sa më shumë anëtarë të saj dhe dobësimin e kësaj organizate deri në shpërbërjen e plotë të saj duke zhvilluar një fushatë informacioni mbi rrezikun që ‘MEK’ paraqet me qëndrimin e saj në Shqipëri”, sqarohet në dosjen hetimore.

Kjo është ajo që thuhet në fashikullin e survejimit që Njësia C e Hetimit të Krimit Kompjuterik, ka krijuar mbi atë që duket të jetë lufta e dy armiqve të përbetuar, të cilët kanë gjetur si territor të ndërmjetëm për të zhvilluar betejën e tyre, Shqipërinë.
Por që sipas këtij fashikulli, të njëjtën strategji ndaj Republikës Islamike të Iranit, po ndjek edhe Organizata ‘MEK’ në Shqipëri.

Organizata ‘MEK’ me bazë në Shqipëri nga ana e saj është duke bërë të njëjtën gjë, dhe nga ana e tyre është rritur ndjeshëm aktiviteti për t’ju kundërvënë kësaj strategjie të nisur nga Republika Islamike e Iranit”, thuhet në dosje.

Kjo luftë kibernetike e shpallur midis dy kundërshtarëve politikë; në njërën anë opozitës së muxhahedinëve që luftojnë në ekzil për lirinë e vendit të tyre dhe zyrtarisht Republikës së Iranit, solli nga Irani sipas hetimit, edhe sulmin kibernetik ndaj faqeve të institucioneve shqiptare

Në kushtet ku jemi ka dyshime të arsyeshme se organizata ‘MEK’ nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shtetit të Iranit.
Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës ‘MEK’ në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës ‘MEK’.
Po ashtu, Republika Islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës së Shqipërisë përpara disa kohësh gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë kibernetike dhe integritetin kibernetik të shtetit shqiptar”, kjo ishte edhe arsyeja.

Kjo ishte edhe arsyeja përse gjykata autorizoi prokurorinë dhe më pas policinë e Shtetit, për të ushtruar kontroll në ambientet e kampit të ‘MEK’ në Manëz ku dyshohet se ishin vendosur servera që shërbenin për të hakeruar faqet e institucioneve shtetërore në Iran.

“Me qëllim gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme kryerja e kontrollit në vendqëndrimin e pjesëtarëve të organizatës ‘MEK’, në Durrës, Shqipëri.
Nga hetimet dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të Organizatës ‘MEK’, me vendqëndrim në Manëz, Durrës Shqipëri, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit.

Nga analiza e të dhënave të marra gjatë hetimit deri në këto momente kjo gjykatë vlerëson se ka arsye të bazuara për të menduar se në ambientet ku kërkohet kontrolli, gjenden prova materiale që lidhen me veprat penale të kryera nga pjestarë të Organizatës ‘MEK’”, thuhet në dosje.

Por ndërsa aksioni dhe kontrolli policor u mbyll në mënyrë të dhunshme, në të njëjtën ditë, në orët e vona të pasdites, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, doli në një konferencë për shtyp dhe sqaroi për gazetarët e publikun, arsyen e këtij operacioni të beftë në kampin e MEK në Manëz,
Ndër të tjera ai bëri me dije se gjatë kontrollit në kampin ‘Ashraf 3’ u sekuestruan njësi të shumta kompjuterike, të cilat u tentuan të asgjësohen nga anëtarë të MEK

Në tërësinë e veprimeve të kryera nga Policia, në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë sekuestruar në cilësinë e provës, të cilat kërkoheshin në vendimin e Gjykatës së Posaçme, 96 njësi kompjuterike, 49 laptop, 2 tableta, 3 karta memorie dhe materiale shkresore të bollshme, të cilët tentuan ti asgjësonin me djegie, disa anëtarë të MEK.
Pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri, objekt i vendimit të Gjykatës, përsa i përket evidentimit të sallave të serverave dhe pajisjeve kompjuterike, gati në 17 objekte, filloi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidentëve të kampit MEK, duke u përballur me Policinë dhe duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës”, deklaroi Rrumbullaku.

Por ky aktivitet, nga ana e MEK në Shqipëri, në analizë nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike, krijoi edhe një tërmet tashmë në marrëdhëniet e muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë dhe mikëpritësve të tyre, qeverisë shqiptare.
Marrëdhënie e nderë që u pa edhe në deklaratën që Ministri i Brendshëm, Blendi Çuci dha për mediat, në krah të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ai u kujtoi banorëve të kampit të MEK në Shqipëri se ata ishin këtu për qëllime humanitare, në bazë të marrëveshjes që ata kishin me qeverinë shqiptare dhe jo për të kryer aktivitete qoftë edhe të paligjshme, që dalin jashtë natyrës së marrëveshjes bazë.

Organizata ‘MEK’, ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare, për tu strehuar në Shqipëri, vetëm për qëllime humanitare. U ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik apo aktivitete të tjera të natyrës politike apo të protestave”, deklaroiu ministri Çuçi.

Por ndërsa Ministri i Brendshëm mbrojti linjën e tij të qëndrimit, ish-kryeministri Sali Berisha, dy ditë më pas në Kuvendin e Shqipërisë, mbrojti muxhahedinët.

Ai tha se në këtë moment ndihej muxhahedin dhe se akuzat ndaj tyre ishin formuluar në Iran dhe se ky është një turp për një vend të NATO-s, siç është Shqipëria.

Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend.
Ajo ishte e shkruar në Teheran.
Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë.
Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.Kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm”, deklaroi Berisha.

Por ndërsa në Shqipëri ka një luftë tashmë të hapur politike, pro dhe kundër muxhahedinëve, më shumë se vetë prishja e marrëdhënies me Shqipërinë, vendin që i mirëpret prej 11 vitesh, Opozita e Popullit Muxhahedin, duket se ka thyer besimin e miqve të tyre amerikanë, të cilët bindën dikur Shqipërinë që t’i strehonte.
Kjo u pa edhe në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, një reagim i ashpër ndaj ‘MEK’ që meriton të lexohet edhe në nëntekstin e tij.

Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri.
Ne mbështesim të drejtën e qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj,
SHBA- nuk e cilëson MEK-un ‘lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian’, por ka ‘shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij’.
SHBA po kështu nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe nuk kontribuon në financimin e kësaj organizate”, deklaroi DASH.

Kjo deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, që në thelb duket si një lëshim i MEK, pas vitesh të tëra përkrahje, u përforcua një ditë më pas edhe nga përgjigja e dhënë për gazetarët, nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Ajo ndërsa mbrojti Shqipërinë në të të drejtat e saj, u kujtoi edhe njëherë ‘MEK’ se ata ishin këtu për të respektuar marrëveshjen. Por znj. Kim refuzoi të përgjigjej, ndërsa u pyet, nëse pas kësaj që kishte ndodhur, Shqipëria duhet të largonte muxhahedinët nga toka e saj.

Mendoj që ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Por një gjë është shumë e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.
Ka gjithashtu terma të caktuar që zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen ndaj tyre, të respektohen”, deklaroi Yuri Kim.

Por ndërsa kontrolli i Policisë së Shtetit në kampin ‘Ashraf 3’, u cilësua si një e drejtë legjitime e qeverisë shqiptare për të mbrojtur interesat e saj kundrejt një aktiviteti subversiv që po kryhej nga terrori i saj, as në këtë rast nuk munden të mungojnë spekulimet.

Speculations also related to the so-called big geopolitical games where it is said that in the context of rapid global developments, the US is trying to lower the rhetoric and pull the Islamic Republic of Iran behind it and thus release the mujahedin as retribution.
But these are only conspiracy theories, as the truth of how it will stand, as is said in such cases, will be weighed over time.
If the mujahedin will be the guests of Albania and if the USA will continue to protect them from the attacks of official Iran.

mek organizata shqipëri

Lini një Përgjigje