TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-01-08 10:14:00

Moti i keq në Tepelenë, reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkullim e automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Tepelenë, reshjet e shiut shkaktojnë probleme

Reshjet e shumta në 12 orët e fundit kanë krijuar probleme në aksin rural Tepelenë-Kurvelesh-Vlorë.

Nga lartësitë, në kilometrin 3 afër fshatit Bënçë, kanë rënë inerte nga sipër, si dhe një pemë. Kjo ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, të cilat lëvizin vetëm në njëri krah.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve, Bashkia Tepelenë, të cilët po punojnë për evakuimin e inerteve nga rruga dhe kthimin e situatës në normalitet.

Lini një Përgjigje