
The Labovites are known as patriots and lovers of education. Historical documents prove that, especially during the last two centuries, they have made titanic efforts for education in their native language. The exact date of the opening of the first school in Labovë is not known, while the teachers were priests and the lessons were held in the village churches. Panajot Arvantino, in his book about Albanian intellectuals during the Ottoman rule, writes that doctor Vangjel Meksi (1770-1823), a graduate of medicine at the University of Naples (Italy), had completed high school in Ioannina, and primary school in the school of his native village around the 1780s. So, at least at the end of the 18th century, Labovë had a primary school.
A LITTLE HISTORY
The Ottoman Empire did not recognize nationalities, but only religious communities. Consequently, Albanians were divided into three religious communities, not being recognized as a separate national unit. Only religious communities were allowed to exercise educational and cultural functions in the Ottoman-Turkish, Greek and Latin-Italian languages. The schools of the Orthodox community, which had been operating in Albania since the 17th century, were under the protection of the Patriarchate of Istanbul and the Turkish government. After 1821, the Government of Athens, taking advantage of the sympathy that the Greek Revolution had gained in Albania, tried to cultivate Greek national consciousness through the language, religion and history of Greece, especially among the Orthodox Albanian youth.
By presenting itself as a promoter of education and culture and speculating on the educational and religious feelings of the Albanians, Greek propaganda initially won over a section of the Albanian Orthodox. Moreover, various anti-Albanian theories had begun to be fabricated and spread in Greece. The theory that prevailed in the middle of the 19th century was that of the common origin of Albanians and Greeks. At that time, Albanian patriots could not rely on specialized institutions, schools, etc., to oppose their chauvinistic neighbors. Our Renaissance thinkers, in the fight against these currents, elaborated the appropriate platform which became the basis for the further patriotic-cultural action of the national movement. Given the fact that according to objective criteria, the Albanian people, despite their religious division, constituted a separate nation with a special path of historical formation, the ideologists of the national movement, led by Naum Veqilharxhi, directed their propaganda against the assimilation efforts of the "pan-Islamists" and "pan-Hellenicists".
VANGJEL ŽAPA AND ANASTAS BYKU, TWO VARIANTS OF AN IDEOLOGY
Në mesin e shekullit XIX-të ishin qartësuar mirë qëndrimet antishqiptare të rrymave “panheleniste”. Mirëbërësi milioner Vangjel Zhapa me origjinë nga Labova, kishte në plan të ngrinte shkolla fillore dhe gjimnaze në gjuhën greke në Labovë, Tepelenë, Gjirokastër, Përmet etj. Në këtë mënyre ai doli hapur kundër orientimit të pavarur të veprimtarisë arsimore shqiptare dhe për më tepër nuk mbështeti kërkesën e Naum Veqilharxhit, për të sponsorizuar shtypjen e librave shkollorë në gjuhën shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe.
Nga ana tjetër, intelektuali lekliot Anastas Byku, botues i gazetës greqisht-shqip “Pellazgos”, që i kushtohej çështjes shqiptare (1860-1861), ishte i bindur se pa përparimin kulturor dhe lëvrimin e mësimin e gjuhës amtare, populli shqiptar nuk do të zinte vendin që i përkiste midis popujve të tjerë. Veçse Anastas Byku, ndonëse ishte i vetëdijshëm për origjinën dhe karakterin e veçantë të popullit shqiptar, shprehej kundër zhvillimit të tij të pavarur si dhe për përfshirjen e shqiptarëve në “gjirin e helenizmit”.
Por i vendosur në bindjen e tij se “pa i mësuar gjuhën popullit shqiptar, nuk është e mundur ta edukojmë atë”, ai hartoi dhe botoi projektin përkatës “Pellazgos” 24.12.1860, në të cilin përfshihej botimi në shkallë të gjerë i librave shkollorë në gjuhën shqipe, hapja në çdo fshat e shkollave në gjuhën shqipe për djem dhe vajza, ndërtimi i gjimnazeve në Gjirokastër, Përmet, Berat dhe i dy shkollave të mesme për vajza në Labovë dhe fshatrat e tjera të Rrëzës.
Ndërkohë Anastas Byku kishte hartuar alfabetin dhe abetaren që e quajti “Gramë për shqiptarët”. Shpresa të veçanta ai kishte varur te milioneri Vangjel Zhapa, me të cilin familja e tij kishte miqësi të vjetër. Veçse propozimin e A. Bykut për të ngritur një sistem arsimor më vete në gjuhën shqipe, V. Zhapa e quan “shumë larg nga rruga e drejtë”. Ky qëndrim armiqësor i qarqeve greke në përgjithësi dhe i Vangjel Zhapës në veçanti, u bë shkak që planet e A. Bykut të shemben, gazeta e tij të pushojë botimin (1861) dhe në shkollat e tij të mësohej vetëm greqisht, me përjashtim të shkollës së Labovës.
LABOVË 1860 – SHKOLLA E PARË SHQIP
Vendimi për të lejuar mësimin e shqipes në shkollën e Labovës u bë i njohur nëpërmjet një letre të shkruar nga vetë V. Zhapa, që u botua në numrin e fundit të gazetës “Pellazgos” (01.03.1861). Vangjel Zhapa bënte të ditur se; “në shkollën e Labovës nuk mësohet vetëm greqisht, por edhe shqip, si mjet ndihmës për mësimin e gjuhës greqishte”. Botimi në gazetën “Pellazgos” i letrës së Vangjel Zhapës, duket se kërkonte të siguronte grekët se vetëm për shkollën e Labovës do të bëhej përjashtim dhe njëkohësisht të paralajmëronte shqiptarët e tjerë, të cilët sigurisht do të pretendonin trajtim të njëjtë edhe për shkollat e qyteteve ose fshatrave të tyre, se Labova do të ishte rast unik.
Në të vërtetë përdorimi i gjuhës shqipe për të ndihmuar mësimin e greqishtes, ishte vetëm një pretekst i pastudiuar mirë dhe i zgjedhur me nxitim, mbasi gjuha shqipe, që gjoja do të ndihmonte mësimin e greqishtes në shkollën e Labovës, të njëjtën ndihmë do ta jepte edhe në shkollat e tjera, të cilat Vangjel Zhapa i kishte përjashtuar. Sipas Vangjel Meksit, (1903-1983) ishin labovitët që e detyruan V. Zhapën të bënte një lëshim për shkollën e tyre. Ata, pasi dështuan fillimisht në tratativat me bashkëfshatarin milioner, udhëzuan fëmijët e tyre të silleshin sikur nuk i kuptonin mësimet në gjuhën greke dhe për më tepër ata nuk përgjigjeshin fare kur mësuesit i pyesnin në gjuhën e huaj, duke bllokuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të mësimeve.
Vangjel Zhapa e kuptoi fare mirë se pas fëmijëve ishin prindërit e tyre, po u detyrua të pranonte shqipen në shkollën e Labovës, pa gjetur zgjidhje tjetër që mund të shuante situatën qesharake, që ishte krijuar në fshat. Veçse duhet theksuar se Vangjel Zhapa pati kurajën të pranonte humbjen dhe t’i bindej pjesës dërrmuese të labovitëve dhe për më tepër e bëri të ditur botërisht se në shkollën e Labovës po mësohej shqipja. Në librin e Vangjel Meksit “Labova në shekuj” (Tiranë, 1971) përshkruhet si më poshtë shkolla e Labovës: “Shkolla e Labovës, përbëhej nga: foshnjore, fillore, qytetëse me tri klasa dhe dy klasa gjimnazi. Numri i nxënësve shtohej vazhdimisht duke arritur në vitin shkollor 1875-1876 në: 108 nxënës në klasat foshnjore dhe fillore, 31 në tre klasat qytetëse dhe 4 në dy klasat e gjimnazit.
Në vitin 1878 në Labovë u hap shkolla për vajza me dy mësuese. Në fillim ishin 80 vajza, por më vonë ato u shtuan. Nxënëset vinin nga fshatrat përreth, por edhe nga Gjirokastra, Tepelena, Dropulli etj. Godinat e shkollës ishin nga më të mirat për atë kohë dhe të pajisura me orendi shkollore dhe bibliotekë. Labovitët e moshuar kujtojnë klasën në katin e parë të shkollës, ku ishin vendosur mjetet e avlëmendit, që shërbenin për t’u mësuar në praktikë endjen nxënëseve të shkollës. Përfundimi i vitit shkollor bëhej me ceremoni të veçantë. Me këtë rast ekspozoheshin edhe punime të dorës, si dhe prodhimet e avlëmendit. Në vitin 1892 shkolla u mbyll, pas 32 vjet veprimtarie, me pretekstin se qeveria rumune ndaloi dërgimin e parave nga pasuria e Zhapës.
Dokumentet që plotësojnë “zbrazëtitë”
Në mesin e shekullit të XIX-të, propaganda për futjen e gjuhës greke në shkolla, që zhvillohej sipas platformës së Patrikanës së Stambollit, nën drejtimin e qeverisë greke dhe me mbështetjen financiare edhe të “panhelenistëve” të kamur shqiptarë, bëri të mundur që në Shqipërinë e Jugut të çeleshin dhe funksiononin 163 shkolla në gjuhën greke (“Historia e Shqipërisë” Tiranë, viti 1962, fq. 105). Duke u nisur edhe nga këto të dhëna, historiografia shqiptare e konsideron këtë periudhë dhe pikërisht vitet nga 1845 deri 1865, jo më pak, por një “zbrazëtirë” për sa i përket veprimtarisë patriotike të shqiptarëve.
Veçse, tashmë janë gjetur burime të mjaftueshme historike që mundësojnë paraqitjen e plotë dhe me të gjitha dimensionet të përpjekjeve të intelektualëve të rinj shqiptarë të ricikluar në folkloristë: Apostol Meksi dhe Konstandin Kristoforidhi, që fillimisht i mësuan shqip albanologut dhe mikut të madh të shqiptarëve Johan Georg von Hahn, dhe më pas e furnizuan me materialet e duhura folklorike, nëpërmjet të cilave vërtetohej identiteti i popullit tonë si një popull më vete, me rrugë historike të veçantë (“Albanesische Studien”, 1854, f.200-220).
Po në këtë periudhë janë labovitët, duke përfshirë dhe fëmijët, që bënë të mundur të mësohej gjuha shqipe në shkollën e tyre si në asnjë nga 163 shkollat e jugut të Shqipërisë. Këto burime historike të identifikuara kohët e fundit na lejojnë që t’i japim formë dhe ta mbushim plotësisht me përmbajtje “zbrazëtirën” 20-vjeçare. Populli shqiptar asnjëherë nuk i ka reshtur përpjekjet e tij për gjuhën amtare, identitetin kombëtar dhe liri. Dokumentet ekzistojnë, ato duhen zbuluar.
Shkolla shqipe dhe intrigat të konsullatës greke
Pas mbylljes së shkollës ku mësohej shqip, u hap shkolla fillore greke. Mësuesit e kësaj shkolle, labovitët Nane Panajot Meksi dhe Vasil Konomi, sipas porosive të veprimtarëve të Rilindjes, filluan të japin mësime private në gjuhën shqipe jo vetëm për fëmijët e shkollës, por edhe për të rriturit. Në këto shkolla private përdoreshin abetare të dërguara nga shoqëria e Stambollit. Përveç gjuhës shqipe, mësohej edhe historia e Shqipërisë, si dhe feja nëpërmjet librave fetare të përkthyera nga vetë mësuesit.
Në vitet e para të shekullit XX-të, në Labovë kishte filluar të ndihej flladi i lirisë dhe mbizotëronte një situatë entuziazmi patriotik, që është pasqyruar me hollësi dhe vërtetësi nga Vangjel Meksi dhe Lefter Dilo, në librat dhe artikujt e tyre të shumtë. Në vijim do të paraqesim kronologjikisht vetëm disa dokumente të zbuluara kohët e fundit nga laboviti Thoma S. Meksi, pas një punë intensive dhe këmbëngulëse disa vjeçare në sallat e bibliotekave. Nisma për hapjen e shkollës shqipe në Labovë është marrë gjatë një mbledhje të veçantë që u zhvillua në Labovë më 1 shtator 1908 (Gazeta “Tomorri”, 17 prill 1940), disa ditë para hapjes së shkollës “Iliria” në Gjirokastër (shtator 1908).
Në këtë mbledhje, që u kryesua nga Nane Panajot Meksi, u vendos gjithashtu që shkolla të çelet pavarësisht nga persekutimet që mund të pësonin aktivistët (Gazeta “Besa” 1933) Dhe pikërisht ashtu sikurse e kishin parashikuar labovitët, Mitropolia e Gjirokastrës, konsullata greke dhe Mytesherifi nxitën elementë grekomëdhenj në fshat, të cilët provokonin shqiptarët duke arritur deri në përleshje të dhunshme. Në mbrojtje të shkollës u dalluan te rinjtë labovitë Kiço Ciko dhe Gaqe Mali.
Po në gazetën “Liria” të prillit 1910, në një artikull me titull “Shkolla shqipe në Labovë dhe intrigat e konsullatës greke”, bëhet e ditur se labovitët kishin kapur një letër të konsullit grek drejtuar grekomanëve në fshat, të cilëve u përmendte 60 lirat që kishin marrë gjatë viteve 1909-1910, si shpërblim të përpjekjeve të tyre për të penguar hapjen e shkollës. Shkolla shqipe u hap më 10.04.1910 në godinën e shkollës së famshme të Labovës. Atë mëngjes labovitët shoqëruan, me duar të lidhura në konsullatën greke të Gjirokastrës, dy mësuesit grekë që ajo konsullatë kishte dërguar në Labovë (Gazeta “Tomorri”, 22.04. 1940).
Nuk kaluan shumë ditë dhe ashtu sikurse pritej, egërsia greko-turke ra edhe njëherë mbi Labovën dhe labovitët. Ndërsa dhespoti gjatë një ceremonie të zezë si ato të inkuizicionit mesjetar, me qirinj të shumtë të ndezur, ku ishin lidhur edhe kordele të zeza, mallkoi labovitët dhe shpalli shkishërimin e atyre që kishin dërguar fëmijët në shkollën shqipe, Veliu i Janinës mbylli shkollën dhe arrestoi disa nga aktivistët kryesorë (Illi Noçka dhe Qirjako Rexhi).
Gazeta “Iliria” e prillit 1910 lajmëronte se; “Labovitët zhvendosën shkollën në një shtëpi të veçantë ku po vazhdojnë mësimet në gjuhën amtare”, kurse “Gazeta Shqiptare” shton se labovitët denoncuan dhespotin tek Patriarku Ikumenik: “Dhespoti punon jo si i urdhëruar nga feja, por sipas interesave të Greqisë, kurse ne nuk bëjmë mëkat tek mësojmë gjuhën tonë mbasi ungjilli, jo vetëm nuk e ndalon, por e urdhëron”. Hapja e shkollës shqipe në Labovë dhe përdorimi i shqipes gjatë shërbesave fetare pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ishin të shumtë labovitët që dërgonin shuma të konsiderueshme të hollash për mbajtjen e shkollës, ndërkohë vinin mesazhe urimi nga liderë të patriotizmit shqiptar, si Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Çajupi, Mihal Grameno, Jani Vruho etj.
LABOVË 1921, KURSI I PËRSOSMËRISË
Me vendim të qeverisë shqiptare, verën e vitit 1921, u hap në Labovë “Kursi i përsosmërisë”. Ky kurs, që zgjati 3 muaj, kishte për qëllim formimin profesional të 150 mësuesve të rrethit të Gjirokastrës. Qeveria shqiptare e atëhershme me këtë zgjedhje ka dashur të tregojë respektin dhe mirënjohjen për përpjekjet disa-shekullore të labovitëve për t’u shkolluar në gjuhën amtare. Me këtë rast nderohej edhe aktiviteti patriotik i mësuesit Nane Panajot Meksi i cili, pasi hapi shkollën shqipe në Labovë (1910), hapi një tjetër shkollë shqipe në Tepelenë. Në ato vite ai ishte angazhuar në një detyrë tjetër patriotike, propagandimin e futjes së gjuhës shqipe në të gjitha kishat orthodokse. Ende kujtohen vargjet e Nane Panajot Meksit: “… dhe ungjilli në gjuhën e vet, do këndohet fletë më fletë”.
Pas botimit në shqip të librit “Albanesische Studien” (1854) të albanologut dhe mikut të madh të shqiptarëve J. G. von Hahn dhe disa artikujve që e shoqëruan atë, u shtua numri i atyre që mësuan se argumentimi themeltar i lashtësisë së shqiptarëve në trojet e tyre, me fjalë të tjera i autoktonisë së tyre, është nxjerrë nga studimi krahasimor i zakoneve të shqiptarëve të shekullit të XIX-të me zakonet e grekëve dhe romakëve të lashtësisë. Modeli për argumentimin e autoktonisë së shqiptarëve buron drejtpërdrejt nga studimi i zakoneve të Rrëzës, “fshatrat në krahun e djathtë të lumit Drino, para bashkimit të tij me Vjosën”, të cilat janë zgjedhur ngaqë i përkasin një zone të pastër nga pikëpamja etnografike, larg ndikimeve sllave, vllahe, greke, dhe aq më tepër osmane.
Labovitët, duke qenë krenarë për origjinën e tyre të lashtë dhe të pastër, kanë qenë krenarë edhe për gjuhën amtare të cilën janë munduar ta lëvrojnë dhe ta ruajnë të pastër dhe me xhelozi në shekuj. Nuk është pra rastësi që laboviti Vangjel Meksi (1770-1823) edhe pse doktor nga profesioni, është autor i një gramatike shqipe dhe i një alfabeti shqip me shkronja greke, por edhe me 9 shkronja latine, si dhe përkthyesi i parë në shqip i Ungjillit (1821). Nuk është aspak rastësi që laboviti tjetër Apostol Meksi (1825-1879), edhe ky doktor nga profesioni, pasi i mësoi Hahnit shqip së bashku me Konstandin Kristoforidhin, shkroi për shkencëtarin gjerman kapitullin e tretë me titull “Zakonet familjare në Rrëzë”, në librin e tij të famshëm, sikurse e pohon edhe vetë Hahn-i.
Tashmë bëhet lehtësisht e kuptueshme pse vetëm në shkollën e Labovës mësohej shqip, kur në Jugun e vendit ishin edhe 163 të tjera në gjuhën greke, ose pse labovitët pranuan të shkishërohen në masë dhe të burgosen për gjuhën e tyre në shkolla dhe në kishë. Nuk është rastësi që fill pas pavarësisë së vendit më 1912, shpërtheu një plejadë e tërë mësuesish labovitë, që shkëlqyen kudo ku ishin emëruar. Me këtë rast do të përmendim se edhe kryetari i shoqatës së parë të mësuesve të Shqipërisë, ishte laboviti Kiço Konomi.
Shkolla e Labovës është një ndërtesë e madhe me tre kate, bibliotekë, dy klasë gjimnaz etj. Kjo shkollë për labovitët dhe për gjithë shqiptarët është simboli i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për gjuhën amtare. Por kjo ndërtesë simbol ka 15 vjet që është shitur! Pronari i tanishëm i godinës së shkollës, mbasi e bleu, i ka vënë drynin, nuk është dukur më në fshat. Sigurisht ai dhe ata që i kanë dhënë paratë për të blerë shkollën, presin që shkolla të shembet. Për çudi të të gjithëve shkolla nuk po rrënohet, edhe pse askush nuk kujdeset për të!
This school, with a wide reach in the Gjirokastra region and beyond, lives in the historical memory of our people, as a shining monument of their unwavering will to preserve national identity and dignity, the Albanian language and Albanian culture. But it must stand tall, also as a living historical testimony, where the efforts and sacrifices of those who built it and protected it in those difficult times are evoked. It must stand tall also as a message addressed to the generations: “Honor the work and high sacrifices of your ancestors! Love the Albanian language, the Albanian national culture and be proud of these as they were proud! Be inspired by their patriotic devotion”!
For this purpose, the building of this school, although privately owned, should be added to the list of historical and cultural monuments, which enjoy special protection and care from the state. By making known to the public these brief data on the history of education in Labova e Madhe and on the important role of the Labova school in the history of national education, we call for the Labova school building not to be left to the mercy of fate or the owner, but to be taken under the care of the state./ Memorie.al
Lini një Përgjigje