
Part One: Freedom's Journey
This research started more than 10 months ago, triggered by an article in a regional Swiss newspaper. A 19-year-old girl from Albania sued her former employer. The 19-year-old had worked illegally as a nanny for a couple from Switzerland with three children. But the working conditions resembled slavery. In addition to taking care of the children, the 19-year-old has to work 24 hours a day, wash, cook, clean. The payment for all this is only 300 francs a month and the treatment includes the beating. And so that she had no chance to leave, they took her passport.
The couple was found guilty of threats, violation of the Law on Aliens and Integration and human trafficking. The last charge caught our attention because it is quite rare for someone in Switzerland to be convicted of human trafficking. On average, the court examines about 80 such cases a year. This prompted us to seek to learn more about the young lady and after several attempts, she agreed to meet with us.
When we started the research, we still had no idea what unknowns lie behind this story, nor is her story an isolated case. We meet Lirije, as we are calling her to preserve her anonymity, in the lawyer's office. Now she is 23 years old and lives in the same city, despite having suffered a lot there. She does not want to return to Albania. "Now I'm allowed to stay in Switzerland and I'm looking for an apartment," she says, smiling shyly. Soon she plans to learn a trade.
Her face has the features of a child, but this impression is false, as Lirija is a fighter, unlike what she looks like from the outside. When she talks about her youth, she often looks timidly at her hands.
She grew up in a small town in Albania. After finishing school, she helped her father in the shop and her mother in the housework. On weekends, she met her friends and cousins for coffee or fruit juice in the center of the town where everyone gathered. Together with her friends, she dreams of a better life, away from her poor hometown.
The lack of perspective for them is actually an example of the general state of mind of many young Albanians. The weak economy and disillusionment with politics push tens of thousands of young people from Albania to Western Europe every year. There they mainly work in low-wage sectors, such as nurses, in the hotel sector or in childcare. Most of these jobs are regular positions, but this is not always the case. Especially not in the nanny business, as we discovered during our research.
Lirija's parents did not see her future abroad, but with a husband in Albania. Her wishes to get an education and possibly a career were ignored by her parents. As soon as she turned 18, Lirija married a man chosen by her family. "It wasn't bad, but I didn't like it," she recalls.
Freedom felt oppressed, imprisoned in a loveless marriage and financially dependent on her husband.
One evening, when they were drinking tea, the mother-in-law told Lirija about her job as a nanny in Switzerland. Money was easily earned, food and shelter were included. It was not necessary to have an education and after 3 months she could return home, she remembers her mother-in-law telling her.
This was a tempting opportunity for Liberty. She searched Instagram with the words "nanny" and "Switzerland" and quickly found a page with ads. The ads promised quick settlement in a Swiss family and a good salary. With this in mind, she secretly hatched a plan to escape her hopeless situation and turn her back on Albania. She wanted to have a choice again, to decide for herself how her life should be, even if it might mean she had to live away from her hometown forever.
She did not know Switzerland, but she hoped to find there the opportunities that had been denied to her before in Albania: education, a job, her own home and a partner that she chooses herself.
She did not expect that the nanny job, her supposed ticket to freedom, would turn into a nightmare and that once she arrived in Switzerland she would fall into the clutches of human traffickers.
"Human trafficking is modern slavery," Fedpol, the Swiss Federal Police Office, writes on its website. It's shocking how much Lirija resembles the typical victim that Fedpol describes.
Iris Luarasi, a journalism lecturer and expert on women's rights in Albania, says that most women and girls who respond to such ads know that the work was often not legal. "But if you are unemployed at home every day, the prospect of finding a job as a nanny in Switzerland is very good," says Luarasi. She explains that Albanians were used to having to work in the dark to secure a living, either in Albania or in one of the neighboring countries such as Greece and Italy. "So just because something doesn't seem completely legal, it's not going to stop them or make them suspicious," she says.
Part 2: Agency
Lirija told the Swiss court that she was recruited through social networks. So we sign up too. First on Facebook, then on Instagram. One of the first sites we find is simply called "Babysitter in Switzerland". The site is full of advertisements and illustrations of happy children, teddy bears and balloons. "In Solothurn, a nanny is urgently needed for two children, six and four years old. Payment: 600 francs per month.”
Ne gjejmë dhjetëra llogari të tilla, secila me nga mijëra ndjekës dhe me postime të reja çdo ditë. Ato të krijojnë përshtypjen e një agjencie profesionale, por asnjëra prej tyre nuk është e regjistruar si e tillë në Zvicër. Mes komenteve, gra të reja dhe të moshuara shkruajnë: “Më pëlqejnë fëmijët dhe kam përvojë kujdesi. Ku mund të aplikoj?”
Nga kjo, ne kuptojmë që rasti që po ndjekim mund të mos jetë i vetmi dhe Lirija nuk është e vetmja viktimë.
Pas hulumtimit në rrjete sociale dhe dokumente gjyqësore, ne gjurmuam disa gra që kishin përvoja të ngjashme me Lirijen.
Edhe pse duan të na tregojnë historinë e tyre, ato kanë frikë dhe në asnjë rrethanë nuk duan të identifikohen. Ndonjëherë ato ende kanë frikë nga autorët e trafikimit, ose janë ende në kontakt me ta.
Trafikimi i qenieve njerëzore përfshin një rrjet kompleks varësish psikologjike, fizike dhe financiare. Turpi se u mashtruan apo për atë që lejuan t'u ndodhte është i ngulitur thellë mes të prekurave. Ato shpesh u tregojnë të afërmve të tyre vetëm gjysmën e së vërtetës. Prandaj i kemi anonimizuar emrat e tyre dhe u kemi ndryshuar detajet identifikuese. Historitë e tyre tregojnë sistemin që trafikantët e dadove nga Zvicra përdorin për të vepruar.
Në Tiranë, takojmë Klaudian për një kafe buzë liqenit në një pasdite me diell. Ajo ka veshur një xhaketë elegante lëkure me mëngët të përveshura dhe buzëqesh gjerësisht. “Më pëlqen të vij këtu kur punoj nga shtëpia”, thotë ajo. Sot ajo punon si zyrtare publike dhe puna që bën i pëlqen. Shtatë apo tetë vjet më parë ajo ishte në Zvicër si dado. Ajo ishte me fat. Pas muajve të kërkimit tonë, ajo është e vetmja grua që ka vetëm gjëra të mira për të thënë për eksperiencën e saj në Zvicër.
Në atë kohë, Klaudia sapo kishte përfunduar studimet në Tiranë dhe donte të kalonte kohën derisa të gjente një punë të përshtatshme. Rastësisht, ajo hasi në një reklamë të një familjeje zvicerane: “Isha kurioze dhe doja të shihja diçka jashtë Shqipërisë.”
Ajo nuk e mendoi gjatë propozimin. “U shkrova, dy javë më vonë udhëtova për në Zvicër. Fillimisht udhëtova me traget për në Itali, më pas drejt veriut. Në minibus ishin katër-pesë gra të tjera. Kjo më qetësoi”, thotë ajo. Klaudia qëndroi tre muaj në Zvicër. “Familja më merrte me vete në udhëtime dhe më tregoi Zvicrën”, thotë ajo. Ajo kujton se kishte një marrëdhënie të mirë me të zonjën e shtëpisë. Ato pinin kafe së bashku ose gatuanin ushqime tradicionale shqiptare.
Vetëm disa muaj pas kthimit të saj në Shqipëri, Klaudia mësoi nga të njohurit se operatorët e faqeve në Facebook, ku reklamohej punësimi si dado, nisën të kërkonin para nga gratë e interesuara. Fillimisht 50 euro, pastaj 100. “Ata pretendojnë se kjo përdoret për të kontrolluar familjet pritëse për të parë nëse janë të mirë.” Klaudia mbledh supet: “Unë nuk e besoj këtë.”
Sot ajo nuk do të përfshihej më në diçka të tillë. “Por atëherë, me paratë që fitova, munda të blija një makinë”, thotë ajo. Më pas merr celularin nga tavolina dhe na tregon fotot e një vajze të vogël: “Kjo është e vogla. Ajo është shumë e ëmbël.”
Me kalimin e viteve, natyra e reklamave në mediat sociale për punësim dadosh ka ndryshuar. Fillimisht ishin kontakte të drejtpërdrejta. Më pas, operatorët e faqeve, me sa duket, e kuptuan se mund të bënin para me këtë mjet. Që atëherë, një tarifë e vogël kërkohet si garanci, që sigurisht nuk është garanci për asgjë.
Së fundmi, ky biznes i paligjshëm u bë më “profesional”. Grave të interesuara u kërkohet tani të paguajnë paradhënie për udhëtimin, për një pasaportë false apo edhe u premtohen kontrata. Ashtu si në ekonominë e ligjshme, edhe këtu ka ofrues shërbimesh shtesë si falsifikuesi i pasaportave apo udhërrëfyesi. Tani po shfaqen reklama edhe për kameriere dhe kërcimtare. “Unë mund t'ju sjell gra nga Bullgaria”, shkruan dikush në një koment poshtë një reklame të tillë.
Gjatë hulumtimit tonë, zbuluam se ka disa grupe të vogla në Zvicër që sjellin gratë në vend si dado. Biznesi nuk duket të jetë ende në duart e një organizate të vetme. Një mafia e tillë do të ishte hapi klasik i përshkallëzimit në fushën e krimit të organizuar.
Shpresa nuk dinte asgjë për të gjitha këto. Dhe ne nuk dinim shumë për ta, sepse asnjëherë nuk arrijmë t'i njohim personalisht personat pas skenës. Për Shpresën dëgjuam nga një koleg gazetar. “Hej. Ju po hulumtoni trafikun e qenieve njerëzore të dadove shqiptare, apo jo? Sot në gjykatë kemi një çështje gjyqësore për këtë temë”, na shkroi ajo përmes WhatsApp-it një mëngjes.
Pa u menduar gjatë, udhëtuam në një qytet të vogël zviceran. Seanca e apelit do të zhvillohet në sallën e gjyqit. Përveç nesh, të vetmit në sallë janë të pandehurit – burrë e grua – gjyqtari, ndihmësi i tij dhe një gazetar tjetër. Asgjë interesante, mendojmë në fillim.
Çifti ishte dënuar në shkallë të parë për “punësim të të huajve pa leje”, e ka ankimuar vendimin. Të dy janë rreth 40 vjeç, duken të stresuar dhe të dëshpëruar dhe nuk kanë as avokat as mbrojtës publik. Ajo punon si shitëse përmes telefonit, ai punon si mekanik. Të dy kanë të ardhura mujore familjare prej rreth 6,500 frangash për veten dhe katër fëmijët e tyre.
“E njohëm kur ishim me pushime në Shqipëri”, thonë ata për dadon. Historia që ata tregojnë më pas nuk është dhe aq e qartë, por gjykata duket se është e kënaqur me të. Në fund atyre u jepet pafajësi.
Pjesa 3: Transporti
Shpresa, vajza e re për të cilën bëhet gjyqi, nuk është e pranishme në gjykatë. Ku është ajo? “Nuk e dimë”, tha çifti. Atë e mori një taksi një nga këto ditë. Taksia duhej ta çonte në stacionin e autobusëve në Zyrih dhe prej andej, ajo donte të kthehej me autobus në Tiranë. Burri thotë se nuk e di se kush ishin personat me të në makinë. Megjithatë, ai e përshkruan kompaninë e taksive, të cilën e hasim sërish në një bisedë me një viktimë tjetër.
Shpresa nuk u largua nga Zvicra atë ditë, edhe pse tre muajt e saj të qëndrimit të ligjshëm kishin skaduar tashmë. Ajo u kap një muaj më vonë gjatë një kontrolli rutinë identiteti pranë kufirit gjerman. Ajo i tha policisë se kishte punuar për çiftin si dado dhe ndihmëse shtëpiake dhe pretendoi se ishte paguar për vetëm dy muaj e gjysmë nga katër që ata i detyroheshin. Ajo tregoi se kishte marrë një pasaportë false, por shitësi i saj mbetet i panjohur. Nga deklarata e Shpresës, prokuroria nisi hetimet dhe gjyqi ndaj çiftit që e kishte punësua u nis prej kësaj deklarate.
Shpresa u dëbua nga vendi. Tani asaj nuk lejohet të hyjë më në Zvicër për dy vjet. Ajo nuk u soll për t'u marrë në pyetje gjatë procesit gjyqësor dhe as nuk u kërkohet ndihmë homologëve të saj shqiptarë për ta gjetur. Gjykata gjeti se deklaratat e Shpresës nuk mund të përdoreshin në proces.
Duket sikur ky shembull zbulon pafuqinë e përgjithshme të autoriteteve zvicerane dhe mungesën e koordinimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Duket sikur rasti duhej të mbyllej shpejt. Viktima nuk u gjet, çifti u shpall i pafajshëm.
Organizatorët që qëndrojnë pas kësaj mbeten të pangacmuar.
Ne duam të gjejmë Shpresën dhe udhëtojmë drejt Shqipërisë. Ndjekim me kujdes rrugën e saj dhe e kërkojmë atë përmes ish-kolegëve të punës dhe fqinjëve në qytetin e saj të vogël të lindjes. Por asgjë. Nuk e dimë se si Shpresa erdhi në Zvicër dhe as çfarë i ndodhi më pas.
Ndryshe nga klisheja, njerëzit e trafikuar rrallë transportohen me kamionë të errësuar, shumica e rrugëve të tyre të udhëtimit janë normale – me autobus, aeroplan, taksi, makinë private. Ata janë një mall si çdo tjetër në këtë industri. Një mall që mund të përdoret për të fituar para. Zinxhirët e furnizimit janë ndërkombëtar.
Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabanda e tyre nuk janë e njëjta gjë. Kontrabandistët sjellin njerëz nga pika A në B, fitimet vijnë nga ofrimi i shërbimit të “transportit”. Në trafikimin e qenieve njerëzore, transporti është vetëm mjeti për një qëllim – thelbi i biznesit është shfrytëzimi i punës dhe trupave. Megjithatë, të dy format shpesh ndërthuren.
Trafikantët e qenieve njerëzore kanë ndihmësit e tyre përgjatë rrugës. Ndonjëherë është shoferi i autobusit ai që i mbledh paratë e biletës vetëm kur arrin në Zvicër. Ndonjëherë një zyrtar kufiri që nuk e shikon nga afër një pasaportë, ose një kompani taksie që është mirënjohëse për klientët e saj të rregullt dhe nuk bën pyetje për gratë që ndryshojnë vazhdimisht në makinat e tyre.
Në rastin e Lirijes, ishte shoferi i fugonit të turistëve që e çoi nga Shqipëria në Zvicër. “Ai fliste në telefon gjatë udhëtimit”, kujton ajo dhe tund kokën. Përpara se të mbërrinin në kufi, ai i dha disa qindra euro. Në kufijtë ndërkombëtarë ndonjëherë bëhen kontrolle për të parë nëse njerëzit kanë para të mjaftueshme për qëndrimin e tyre. “Pasi kaluam kufirin me Zvicrën, ai m'i mori paratë përsëri”, thotë Lirija.
Në stacionin e autobusit atë e priste punëdhënësi. Ajo kishte biseduar gjithçka me të në telefon. Ai e dinte për rrethanat e vështira të saj në Shqipëri. Ai pagoi shoferin e autobusit për biletën dhe e çoi Lirijen në periferi të një qyteti zviceran.
Ne e vizituam këtë vend më vonë. Është një lagje që nuk bie në sy, blloqe pallatesh kubike duket se janë hedhur aksidentalisht në atë që dikur ishte një fushë. Në hyrje të shtëpive ka karroca fëmijësh dhe në mure janë njoftimet e varura nga administrata që i informojnë për atë që është e ndaluar. Fytyra të lodhura presin në stacionin e autobusit.
Këtu jeton shtresa e mesme e ulët dhe prekariati modern, jetojnë pastruesit, infermierët dhe sanitaret e vendit, shitëset dhe punëtorët e ndërtimit. Janë ata dhe familjet e tyre që zakonisht kërkojnë dado të tilla, sepse kanë nevojë për mbështetje në jetën e përditshme të cilën mezi e përballojnë. Këtu, në këtë konglomerat pa fytyrë, Lirija nuk gjeti një jetë të re shpresëdhënëse, por këtu filloi një udhëtim i ri nëpër ferr.
Pjesa 4: Në Zvicër
Trafikimi i qenieve njerëzore është i vështirë të kuptohet nga jashtë, sidomos kur nuk bëhet fjalë jo për prostitucionin e detyruar, por për shfrytëzimin e punëtorëve të zakonshëm. Kush e pyet veten nëse kamerierja në restorantin e tyre të preferuar po shërben e detyruar? Apo nëse po shfrytëzohet punëtori i ndërtimit që ngrihet i mërzitur herët në mëngjes?
Në fillim, mes palëve krijohet zakonisht një marrëdhënie varësie, përmes mashtrimit, borxhit, shfrytëzimit të rrethanave të veçanta familjare. Kur viktimat arrijnë në Zvicër, çarku mbyllet. Ata nuk e njohin vendin, nuk e flasin gjuhën dhe nuk njohin askënd përveç atyre që i kanë sjellë. Viktima mund të qëndrojë ligjërisht për tre muaj në Zvicër – qytetarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për vizë për këtë kohë qëndrimi në Zvicër, por ata nuk lejohen të punojnë gjatë kësaj kohe, ndryshe nga qytetarët nga zona e BE-së apo EFTA-s.
Edhe në Shqipëri situata nuk është e ndryshme. “Në veçanti të rinjtë shpesh nuk mendojnë për sigurimet shëndetësore dhe sigurimet shoqërore”, thotë Iris Luarasi, ekspertja shqiptare për të drejtat e grave. “Ata besojnë se pasi të kenë një pikëmbështetje diku, mund të kujdesen më vonë për dokumentet”, thotë ajo.
Por viktimat nuk e dinë që duke punuar ilegalisht si dado, po e bëjnë veten shkelëse të ligjit që në fillim. Autorët e shfrytëzojnë këtë paturpësisht. Është një mashtrim i lig, siç e emërton edhe Zyra Federale e Policisë. Sipas FedPol viktimat nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të pranojnë të shfrytëzohen.
Gjatë hulumtimit tonë, ne lexuam dokumente gjyqësore që dëshmojnë për mizori psikologjike dhe fizike, nga shantazhi emocional deri te përdhunimi. Gratë raportojnë rrahje, poshtërime dhe kërcënime me vdekje, duke përfshirë në këto kërcënime edhe familjet e tyre. Po ashtu, dëgjuam mesazhe zanore të dhunshme dhe fyese të dërguara nga shfrytëzuesit.
Ndonjëherë viktimat e dinë se janë duke u angazhuar në punë ilegale në Zvicër apo që po mashtrohen. Ashtu si Ardita*.
Nëpunësja e re po përpiqej të rregullonte jetën e saj pas një divorci të shëmtuar. Një i afërm e vuri në dijeni për një punë në Zvicër. Ajo tregon se fillimisht ishte dyshuese, por i afërmi i saj e siguroi se një ndërmjetës do të kujdesej për gjithçka. Ai do të organizonte të gjithë udhëtimin për të dhe do t'i rregullonte një kontratë pune të ligjshme pas mbërritjes. Ardita e besoi këtë nisur nga imazhi që ka për Zvicrën, me siguri juridike edhe për punonjësit si ajo. Kështu ajo fluturoi për në Zyrih e gëzuar.
Fillimisht, ajo kaloi disa muaj gjatë verës me një familje në Schaffhausen (në veri të Zvicrës). Por shpejt u zhgënjye nga puna. Për 600 franga në muaj, Arditës i duhej të kujdesej për tre fëmijë të vegjël dhe shtëpinë. Ajo na thotë në një bisedë telefonike se kishte rënë dakord për diçka tjetër. “Mendova se do të më duhej të kujdesesha vetëm për një fëmijë dhe jo të gatuaj apo pastroj. Kam punuar si kalë”, thotë ajo.
E mërzitur, ajo kontaktoi Qemalin, sekserin e saj. Ai i premtoi se do t'i gjente një punë të re diku tjetër, por në këmbim i kërkoi të paguajë një “tarifë ndërmjetësimi”. Ardita është gati të punojë shumë dhe për këtë ajo nuk turpërohet kur ai më në fund i ofroi një punë si pastruese në një klub të Zyrihut.
Gjatë pesë javëve që pasuan, Ardita punoi për 4 burra të ndryshëm. Për pjesën më të madhe të kohës ajo pastroi në restorante dhe bare, por kishte edhe ditë pa punë, kur thjeshtë rrinte dhe priste. Në disa raste atë e kaluan përtej kufirit në një qytet në Gjermani, ku pastroi hotele. Një nga punëdhënësit i mori pasaportën. Paratë për punën, kontratën apo lejen e punës që i premtuan, ajo nuk i pa kurrë.
Protestat e Arditës bien në vesh të shurdhët. “Mos u shqetëso, paratë do të t'i japim së shpejti”, i thonë pronarët e restoranteve ku pastron. “Vetëm ki durim”, i thotë Qemali, i cili kishte premtuar se do të kujdesej për të gjitha formalitetet.
Ardita mërzitet gjithmonë e më shumë, protestat e saj bëhen më kërkuese. “Ku janë paratë e mia? Do të shkoj në polici”, thotë ajo. “Do të të shkosh në burg për punë të paligjshme”, kërcënon një nga punëdhënësit.
Ardita edhe sot nuk mund ta besojë, siç na ka thënë në telefon, që nuk mori asnjë cent pagë për punën e saj.
“I shkrova edhe motrës së një pronari restoranti”, thotë ajo, por burrat ose nuk reaguan fare ose u bënë agresivë. “Kurvë budallaqe, çfarë mendon se po bën? Turp i familjes tënde”, dëgjohet të thuhet në një nga mesazhet zanore që Ardita na jep.
Ne kemi dhjetëra screenshot-e nga ekrani i telefonit të saj dhe po ashtu histori bisedash, që konfirmojnë atë që ajo tregon.
Një herë ajo i shkroi sekserit të saj: “Hej Qemal, kur do ta marr më në fund lejen e punës?” Ai e shmangu, i tha që kontrata do bëhej shpejti. Më pas e kërcënoi dhe e shau: “Kurvë”. Pas disa javësh, Qemali e dërgoi në aeroport dhe e përcolli për në shtëpi. Premtimet, ato ishin dhe mbetën të zbrazëta.
Historia e Arditës i ngjan rasteve të tjera që ne hasëm gjatë këtij hulumtimi. Ajo konfirmon modelin e mashtrimit, taktikave të bllokimit dhe kanosjes. Vetëvlerësimi i viktimave thyhet në këtë mënyrë dhe zhduk çdo përpjekje për pavarësi.
Nga programi televiziv (Fiks Fare) i një televizioni shqiptar mësojmë për një tjetër rast, atë të Marianës*. Ajo ishte gjithashtu kishte kontaktuar me një sekser përmes WhatsApp-it:
“Mund të punosh si asistente në një kompani pastrimi”, thotë ai në mesazh. Kushti: “Duhet të flesh me mua një herë në javë”, tregon ajo gjatë emisionit televiziv. Mariana nuk e pranoi punën. Mesazhi që tingëllon si një flirtim i trashë nga një burrë banal, është në fakt pjesë e skemës së mashtrimit të synuar. Trafikantët e qenieve njerëzore i përdorin këto biseda, në dukje banale, për të testuar se sa e dëshpëruar është një viktimë e mundshme. A ka nevojë për para dhe sa larg do të shkonte për t'i siguruar ato.
Babai i fëmijës për të cilin kujdesej, i sugjeroi një dadoje tjetër, me të cilën ne folëm, punën në një klub të paligjshëm nate ku, duke “shërbyer”, mund të fitonte deri në njëmijë franga në natë.
Ajo, siç kuptojmë nga biseda dhe detajet, ka pranuar, por neve na e mohon: “Nuk e kam bërë kurrë këtë punë. Nuk është për mua”, thotë.
Kjo na ndodh edhe në biseda të tjera me viktimat, që tregojnë diçka dhe më pas mohojnë ta kenë bërë. Të përfshirë në një situatë të turbullt, me frikë, turp e tabu, ne vendosim t'u përmbahemi fakteve, kryesisht dokumenteve gjyqësore dhe deklaratave zyrtare të viktimave. Megjithëse i kemi këto, nuk mund të përballemi me autorët e dyshuar – edhe pse i dimë emrat dhe kemi numrat e tyre të telefonit – pasi nëse e bëjmë këtë, mund t'i vëmë viktimat në rrezik.
Por, nga të dhënat dhe dëshmitë, na bëhet e qartë, se ajo që fillon si një punë si dado, mund të përfundojë në shfrytëzim prostitucioni.
Pjesa 5: Odiseja nuk mbaron
Makthi i njerëzve të trafikuar nuk mbaron edhe nëse ata i shpëtojnë, kur janë me fat, torturuesve të tyre. Në shumë raste, kthimi në shtëpi është një kthim pas në vendin ku mungon shpresa, shpesh me më pak para se përpara fillimit të gjithë odisesë. Edhe traumat psikologjike dhe fizike lënë gjurmë.
However, out of shame, most victims do not talk about what happened to them. They do not appear in any statistics, nor do their comings and goings matter anywhere. They were never registered as workers in Switzerland. Nor by their employers, who were, at best, simply looking for affordable childcare, and certainly not by the scheme's masterminds, human traffickers, who on the one hand profit from the ever-increasing demand for nannies. free and on the other hand also from the needs and lack of hope of the women victims.
"Since the free movement of people (Schengen area) began, of course it is easier to find legal work in other countries. But, for us, it is a disadvantage that no one is reported anymore if they were deported or returned by themselves", says Brikena Puka, the director of Vatra, an NGO in the city of Vlora that fights the trafficking of women from Albania. "This makes it even more difficult to identify the victims when they return from Switzerland," says Puka.
Many people in Albania have heard about the possibility to work as a nanny in Switzerland. The conversations we had confirm this. Some know a cousin or a friend's daughter who has worked as a nanny, however, very few people know that this is human trafficking. Even the Vatra organization does not have a clear idea of how to approach this problem. Puka expresses the belief that the cross-border war against trafficking needs better coordination.
Lirija, who worked under slave conditions in Switzerland, has found new faith after the ordeal she went through. She was placed in a shelter, where she was given psychological support and was also supported during the court process. However, even today it is still unstable. She is allowed to stay in Switzerland only because she is considered a "difficult case" due to her circumstances, which has enabled her to rebuild her future here.
Other victims, like Ardita for example, returned to their homeland. She says she wants to try Switzerland again, maybe the second time she will have better luck and find a real job. "Until today, I haven't been able to tell my family what happened to me," she says. "The shame is too great."
Others, like Mariana and Hope, have been banished or inexplicably disappeared from the scene. We have lost track of them. It is possible that this is exactly what they wanted, or they fell back into the clutches of human traffickers. This is a pattern that is often repeated in the vicious circle of addictions, as victims need money, for themselves or their families. So they try again, hoping that this time it will be better./ BIRN
Lini një Përgjigje