TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-03-15 12:07:08

“Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat, s'ka korrupsion aty?”, Dumani kritika institucioneve: Ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë!

Shkruar nga Pamfleti
“Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat, s'ka korrupsion
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë.

Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, ka deklaruar ai.

Dumani informoi se gjatë vitit 2023 janë regjistruar kallëzime sa për tre vite së bashku.

Duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve në medie, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në medie kemi regjistruar rreth 67 procedime që i përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, theksoi ai.

Sipas tij, SPAK nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmbushë detyrimet kushtetuese si ndaj korrupsionit edhe ndaj krimit të organizuar.

Pavarësisht se kemi hyrë në vitin e pestë duhet vlerësuar veprimtaria, që do të thotë kemi bërë hetime dhe ngritur akuza ndaj çdo zyrtari pavarësisht pushtetit dhe lidhjeve. Por gjatë katër viteve SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, theksoi ai.

Dumani u ndal edhe te paqartësitë që lidhen me statusin e prokurorisë së Posaçme.

“Mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do shkojë një prokuror. Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë”, tha Dumani.

altin dumani spak

Lini një Përgjigje