Një sulm me dronë dhe raketa ka goditur një objekt ushtarak në Kuvajt, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm.
Sipas raportimeve, sulmi ka goditur një strukturë operative të përdorur nga forcat amerikane dhe italiane të dislokuara në vend. Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën gjashtë ushtarë amerikanë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Italia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga misionet ushtarake në rajon, pavarësisht sulmit me dron që goditi një bazë italiane në Kuvajt. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi se një incident i tillë nuk do ta frikësojë Italinë dhe se aktivitetet ushtarake do të vazhdojnë normalisht.
Gjatë një interviste, Tajani theksoi se Roma nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për shkak të një sulmi të tillë.
“Nuk do të intimidohemi nga një dron. Nuk ndodh që të vijë një dron dhe ne të braktisim pozicionet tona”, u shpreh ministri italian.
Ai shtoi se Italia do të vazhdojë të kontribuojë në misionet ndërkombëtare për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se prania ushtarake italiane mbetet pjesë e angazhimeve të saj me aleatët.
Ndërkohë, Kuvajti dhe aleatët e tij kanë rritur masat e sigurisë, ndërsa analistët paralajmërojnë se tensionet mund të kenë pasoja më të gjera për stabilitetin e Gjirit Persik.
Lini një Përgjigje