
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë spekulimet se Shtetet e Bashkuara mund të përdorin armë bërthamore ndaj Iranit, pas reagimeve të shkaktuara nga deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë.
Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi gjatë një konference për shtyp në Budapest se SHBA ka në dispozicion mjete që ende nuk i ka përdorur, duke theksuar se presidenti mund të vendosë për përdorimin e tyre nëse Irani nuk ndryshon sjellje.
Kjo deklaratë, së bashku me një postim të Presidentit Donald Trump në rrjetin Truth Social ku paralajmëronte pasoja të rënda, nxiti interpretime në rrjetet sociale se mund të bëhej fjalë për armë bërthamore.
Në reagim, llogaria zyrtare “Rapid Response” e Shtëpisë së Bardhë në platformën X mohoi këto pretendime, duke theksuar se komentet e Vance nuk nënkuptojnë përdorimin e armëve bërthamore.
“Fjalë për fjalë asgjë që Vance tha këtu nuk ‘lë të kuptohet’ kjo, ju budallenj".-thuhet në reagim
Diskutimet online, të përhapura si në qarqe të majta ashtu edhe të djathta, pasqyrojnë shqetësimin në rritje përpara afatit të vendosur nga Trump për Iranin që të arrijë një marrëveshje, përndryshe përballet me sulme të mundshme ndaj infrastrukturës kritike.
Lini një Përgjigje