TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-01-20 16:35:00

Si e kaloi vetingun Irena Gjoka?!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Si e kaloi vetingun Irena Gjoka?!
Gjyqtarja Irena Gjoka

Nëse trazohet sado pak qelbi i vetingut, do të dalin në sipërfaqe të gjitha halet e “drejtësisë” lakuriq

Si e kaloi vetingun gjyqtarja Irena Maneku Gjoka Shpata në KPK e qelbësirave, me relatore Genta Tafa bundrrën dhe kryesues Roland Ilian, e anëtare në këtë trup gjykuese Valbona Sanxhaktarin, mbesën e Fiqerete Shehut Sanxhaktarit.

20 mijë euro të pajustifikuara, thotë Genta Tafa Bundrra, dhe “harresa” e mosdeklarimit të pjesës takuese të shtëpisë nuk është problem.

Si e kaloi vetingun Irena Gjoka?!

Ndërkohë që me qindra prokurorë e gjyqtarë janë shkarkuar nga këta fundërrina për shumë e shumë më pak para të pajustifikuara, sipas këtyre palaçove të vetingut.

Si e kaloi vetingun Irena Gjoka?!

Çfarë e detyroi komisioneren Irena Nino, ish-hetuesen e komunizmit, që në seancën e fundit të gjykimit të Irena Gjoka Maneku Shpata në KPA, datë 31 maj 2022, të tërhiqej nga ankimi që kishte bërë në KPA komisioneri Darjel Sina, ku kërkonte shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe rrëzimin e vendimit Nr. 241 të fundërrinave të KPK, që e kishin konfirmuar në detyrë në kundërshtim me kriteret që përcaktonte ligji i vetingut?

Si e kaloi vetingun Irena Gjoka?!

Komisionerja Irena Nino as nuk legjitimohej për asnjë lloj kërkese, sa kohë që kjo kërkesë dhe kjo dosje ishte bërë nga komisioneri Darjel Sina, dhe komisionerja ish-prokurore e komunizmit kishte ardhur si zëvendësuese.

Pse politika pati interes dhe u investua që komisionerja Irena Nino të tërhiqej nga ky ankim në seancën e fundit?

Si e kaloi vetingun Irena Gjoka?!

Po drejtuesi i sotëm i SPAK-ut, z. Klodian Braho, a ka dijeni për këtë “tërheqje” me stil shkelje syri të komisioneres Irena Nino për gjyqtaren Irena Gjoka Maneku Shpata në seancën e fundit të datës 31 maj 2022 në KPA, me një tufë fundërrinash të tjerë?

Ehhhh, sa do jetë mërzitur ish-hetuesi tjetër i komunizmit, Kostaq Dhimiter Beluri, që ka “verifikuar” dënimin e Irena Gjokës në Greqi!!!

Se dhe vetë Kostaqi me brekë nëpër këmbë e ka kaluar vetingun, vetëm se i përket regjimit bastard të diktaturës, njëlloj si hetues Kraja, prokuror Sadushi, hetues Dvorani, hetues Panda, që dënoi me pushkatim në vitin 1989 Beun e Saukut si magazinier me “defiçit”.

Po sa prokurorë e gjyqtarë të tjerë kanë kaluar vetingun duke pasur kunetër të dënuar për trafik droge në Itali, apo vëllezër e kunetër të hetuar e dënuar për trafik droge me avion në Shqipëri?

Nëse trazohet sado pak qelbi i vetingut, do të dalin në sipërfaqe të gjitha halet e “drejtësisë” lakuriq, ku shumica e atyre që kanë kaluar vetingun janë të pistë dhe llumi i ish-trupës prej 800 gjyqtarë e prokurorë, që prej 9 vitesh “hetohen” nga 27 fundërrina vetingues.

 

irena gjoka vetingu

1 Komente

  1. A
    Asllan

    Ça eshte kjo pyetje si e kaloi vetingut?! Vetem partia te kalon ne veting or mik!

    Lini një Përgjigje