TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-05-02 18:07:00

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person; plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:25 janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet e viktimës dhe të të plagosurve, si dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident i rëndë në shkodër

Lini një Përgjigje