TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-04-27 13:15:00

E rëndë në Sarandë, oficeri i policisë bie në gropën e ashensorit; niset me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Sarandë, oficeri i policisë bie në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, 63-vjeçari Klement Bello është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.

Dyshohet se ka qenë një defekt në ashensor, që ka hapur derën por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63-vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje