
Është publikuar fotoja e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
31-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.
Autori i cili ka qenë i armatosur në sallën e gjyqit, duket qartë se e kishte një plan të mirëmenduar.
Sapo është shpallur vendimi ka qëlluar më armë në drejtim të gjyqtarit dhe dy personave të tjerë.
Autori menjëherë pas krimit, armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, autori ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që "unë jam autori". Autori e ka pasur armën bosh dhe mësohet se e ka mbushur brenda gjykatës me plumba.
3 plumba e kapën gjyqtarin, 2 në kraharor dhe 1 në bark.
31-vjeçari Shkambi ka pranuar tashmë autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.
Vrasesit e vertete jane Saliu, Rama e politikaret e tjere!
Krimineli Rama