TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-11-28 20:01:00

Kishin fshehur kokainën në lavatriçe, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Kishin fshehur kokainën në lavatriçe, arrestohen dy

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali, pasi u është gjetur një sasi kokaine e fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë shqiptarë, të dy të moshës 25-vjeçare, janë kapur teksa tentuan të iknin nga banesa nga kopshti i tyre tek fqinjët, pasi kuptuan prezencën e policisë.

Më pas policia ka zhvilluar kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku ka gjetur të fshehura në kapakun e lavatriçes 37 doza kokainë, si dhe disa thasë dhe gërshërë që përdoren për paketimin e dozave individuale.

Po ashtu të rinjve u janë sekuestruar edhe një shumë parash prej rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës.

kokaine lavatrice dy shqiptare itali

Lini një Përgjigje