TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-04-15 16:45:00

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa peshkonte, humb jetën një person në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa peshkonte, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shënkollit, në Lezhë, ku një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ndodhej pranë urës së “Prekanit” duke peshkuar, kur mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Identiteti i personit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet janë duke punuar për verifikimin e plotë të të dhënave.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje