TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-07-29 15:52:00

Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Ksamil, dy të arrestuar; 57-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Ksamil, dy të

Një konflikt mes dy vëllezërve në Ksamil ka degraduar në dhunë fizike, teksa pjesë e sherrit është bërë dhe djali i njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, pas një debati mes vëllezërve. Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe djalin e tij E. H., 35 vjeç, pasi kanë dhunuar me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç, vëllai i 62-vjeçarit dhe njëkohësisht xhaxhai i 35-vjeçarit.

Si pasojë e goditjeve, 57-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje