TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-10-09 14:12:00

Bllokohen zgjedhjet në Tiranë, Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen zgjedhjet në Tiranë, Kushtetuesja pezullon dekretin e

Kushtetuesja ka pezulluar dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit. 

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor. Kjo pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës në Kushtetuese. 

Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Gjykatën Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi datën 9 Nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të këtyre bashkive. Qytetarët e 6 bashkive, Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, do të drejtoheshin drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre. 

Por, me vendimin e Kushtetueses, kjo do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.

Teksa për 5 bashkitë nuk ka pasur asnjë mëdyshje apo pengesë, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ka pasur shumë diskutime bazuar në intepretim të përcaktimeve në Kushtetutë.

Në bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit, zgjedhjet zhvillohen për shkak të largimit të kryebashkiakëve si pasojë e kandidimit përkatësisht të Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malaj në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nën siglën e Partisë Socialiste, ku fituan edhe mandatin e deputetit.

Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës dhe Andis Salla u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Presidenti Bajram Begaj tha më herët se vendimi për të dekretuar zgjedhjet në Tiranë, pavarësisht ankimimit të bërë nga Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, ka ardhur pas një analize të mirëfilltë juridike, e cila ka konkluduar në faktin se kreu i shtetit duhet të ushtrojë të drejtën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit.

kushtetuesja pezullon dekretin e presidentit

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. L
    Lira

    Jane ligje qe vete I kane qendisur, prandaj duhen respektuar sido qe te jete puna, nuk ka rruge te meme, ose zbatim, ose ndryshim ligji. Ligje te pastudiuara gjithandej copy paste ligjeve Te vendeve Te tjera, pa pike interpretimi dhe pershtatje. Ju pafshi hajrin Tani....

    1. D
      Dnalor Iriven

      Ne gjithe boten demokratike ligji ben Maliqin, ne Shqiperi Maliqi ben ligjin...!!!

    Lini një Përgjigje