TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-11-20 16:42:00

Dashamir Shehi

Shkruar nga Pamfleti

Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar kaosin që deputetët e Rithemelimit kanë krijuar në Kuvend. Ai e lidh situatën e sotme mes flakëve dhe tymit, me çështjen e kompleksit “Partizani”, ku është marrë nën hetim ish-kryeministri Berisha dhe është arrestuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Shehi shprehet se opozita bën gabim që merret me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve.

"Zgjidhjet politike nuk vijnë nga çështjet gjyqësore! Nëse opozita, do të vetë konsumohet duke u marrë me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve, gjykoj se bën gabim!

Në të drejtë apo jo, personat në fjalë duhet ti dalin për zot vetes përndryshe biem të gjithë në grackën e Edi Ramës'', shkruan Shehi.

dashamir shehi opozita berisha

Lini një Përgjigje