TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-07-04 17:02:00

Interi e nxori në shitje, askush nuk e mendonte destinacionin surprizë të Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti
Interi e nxori në shitje, askush nuk e mendonte destinacionin surprizë
Federiko Pastorelo-Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, me klubin zikaltër që është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin shqiptar.

Sipas raportimeve nga Italia, menaxheri i njohur Federiko Pastorelo ishte një ditë më parë në selinë e Interit, ku mes çështjeve të diskutuara ishte edhe e ardhmja e Asllanit. Agjenti pritet të punojë për të sjellë oferta konkrete për lojtarin në javët në vijim.

Megjithatë, në tregun italian konsiderohet e vështirë që klubet e interesuara të plotësojnë kërkesat financiare të Interit. Për këtë arsye, mundësitë më konkrete për transferimin e 23-vjeçarit pritet të vijnë nga jashtë Italisë.

Një nga pistat që përmendet është Arabia Saudite, ku klubet kanë treguar gatishmëri për të investuar në futbollistë të rinj me potencial.

Në sezonin e kaluar, Asllani u aktivizua në formë huazimi, fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktashi. Edhe pse paraqitjet e tij me skuadrën turke u vlerësuan pozitive, klubi nga Stambolli nuk ushtroi opsionin e blerjes, pasi nuk ishte i gatshëm të paguante shumën prej 11 milionë eurosh të kërkuar nga Interi për kartonin e lojtarit.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter arabia saudite

Lini një Përgjigje