TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 08:49

Ekzekutimi i 29-vjeçarit në Durrës, banori: U qëllua në shpinë, pashë të riun të shtrirë në tokë

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i 29-vjeçarit në Durrës, banori: U qëllua
Pamje nga vendngjarja

Një banor i zonës, dëshmitar i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja ka treguar detaje lidhur me krimin e rëndë.

Ai tha se në fillim kur dëgjoi të shtënat e armës mendoi se ishin fishekzjarre. Banori shton se Ermir Dedja u qëllua në zonën e shpatullave.

Ekzekutimi ndodhi gjatë natës në Durrës, ku i riu u qëllua me breshëri plumbash teksa po ecte në lagjen nr.18.

“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje