Kronike21 Maj 2023, 20:21

Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, dy pistat që po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, dy pistat që po heton

Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia, lidhur me vrasjen në Kavajë, ku Arian Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, në një lokal në prani të babait të tij.

Sipas informacioneve pista e parë dhe ajo më e përfolura për momentin, ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Edmond Gosa. Ky i fundit u përfshi në një sherr me Altin Rexhën ku pas një debati, ata vranë njëri-tjetrin. Policia dyshon se të afërmit e Rexhës mund të kenë vepruar në formë hakmarrje.

Ndërkohë pista tjetër ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë, ku dy vëllezërit Gosa qëlluan me kazmë shtetasin Gentjan Gjuzi. Ky i fundit u plagos rëndë dhe vdiq pas pak muajsh në spital. Kjo ishte edhe arsyeja pse i vëllai e kishte ndërruar emrin nga Armand Gosa në Edmond.

Sipas informacioneve Ariani jetonte në Itali dhe ishte kthyer në Shqipëri pas vrasjes së të vëllait në mars dhe nuk kishte lëvizur më jashtë shtetit. 

vrasja kavajë gosa pistat hetimit