TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 22:52

“Duhet të dalim me një kandidat”, Gështenja thirrje “Foltores”: Të mos i bëjmë dhuratë për herë të dytë Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të dalim me një kandidat”, Gështenja thirrje

Vendimi i Apelit për vulën duket se ka shkaktuar ndasi edhe më të mëdha brenda PD-së, me grupin e foltores që kanë ashpërsuar sulmet ndaj grupit tjetër. Por deputeti, Lefter Gështenja i ftuar në “Ora News” tha se ka besim në një zgjidhje për të dalë me kandidatë të përbashkët.

Teksa tonet mbeten ende të larta, Gështenja tha se nuk bie dakord me etiketimet dhe gjuhën e Rithemelimit ndaj palës tjetër.

Kam besim të fortë se ka ende shpresë për hir të dmokratëve për të dalë me një kandidat të përbashkët. Dalja me më shumë se një kandidat e opozitës së bashkuar është në favor të kësaj mazhorance dhe Edi Ramës. Dalja me një kandidat është në favor të opozitës, në favor të demokratëve dhe shqiptarëve. Të gjithë biem dakord se duhet të dalim me një kandidat për të fituar këto zgjedhje vendore, nuk po them për tu bashkuar se duhet kohë. Nuk i quaj aspak normale etiketimet ne grupi i deputetëve të shitur, të marrë peng, peng i pengjeve, nuk shkon. Është e tepërt. Janë etiketime të pavend dhe të pavlerë. Nëse do ishim të shitur dhe të blerë pse po shtrijmë dorën e bashkëpunimit?! Kemi hedhur disa propozime konkrete për bashkëpunim, nga pala tjetër nuk kemi asgjë", tha ai.

Deputeti demokrat kërkoi që grupet të bashkohen, teksa theksoi se Partia Demokratike nuk duhet t'ja bëjë dhuratë për herë të dytë pushtetin vendor Edi Ramës.

"Nuk kemi asnjë kandidat në 61 bashki sot që thotë se ka problem nëse dalin dy kandidatë se e fiton. Duhet të heqim diçka nga vetja. Nuk jemi ndarë për pazare por parime. Dhe për vulën dhe logon e PD nuk do të doja të zgjidhej me gjykatë. Nëse futemi në zgjedhje me më shumë se një alternativë është pëshqesh për Edi Ramën, është dhuratë për Edi Ramën. Ne i bëjmë një dhuratë të dytë Edi Ramës në pushtetin vendor", përfundoi ai.

pd 14 maji gështenja

Lini një Përgjigje