TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 19:28

A po bashkëpunon me Qeverinë? Shehaj-Nokës: Nëse do e kishe luftuar Ramën sa unë, s’do ishte më Kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

A po bashkëpunon me Qeverinë? Shehaj-Nokës: Nëse do e kishe

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia i është përgjigjur akuzave të Flamur Nokës, se bashkëpunon me Edi Ramën.

Gjatë një takimi në Kavajë, Shehaj tha se nëse PD do ta kishte luftuar Ramën siç ka bërë ai, Rama mbase sot s’do të ishte në pushtet. 

Ai deklaroi se qëllimi i forcës politike që ai përfaqëson nuk është thjesht rotacioni politik, por ndryshimi.

“Kanë filluar që të bezdisen nga biseda dhe mesazhet tona dhe nga ajo që ne duam të bëjmë dhe na thonë se ne qenkemi kundër opozitës. Ne nuk duam vetëm rotacionin politikë ne duam ndryshimin. Ne jemi partia që përfaqëson ata që nuk kënaqen vetëm me rotacionin politikë, ne duam ndryshimin prandaj jemi këtu. Tani kanë nxjerr Flamur Nokën që më sulmon dhe thotë Agroni bashkëpunon me Ramën. Nëse ata do kishin luftuar Ramën ashtu siç e kam luftuar unë, mbase Rama s’do të ishte sot në pushtet’, tha ai.

Duke nënvizuar rëndësinë që ka qarku i Tiranës në këto zgjedhje, Shehaj tha se ndryshimi do të nisë pikërisht nga aty.

Shehaj u bëri thirrje qytetarvë që të votojnë partinë që ai drejton në 11 maj.

“Pengesa e çdo shqiptari janë shteti dhe qeveritë që u thonë ne do t’ju bëjmë më të pasur. Kavaja është e rëndësishme, sepse bënë pjesë edhe në qarkun e Tiranës dhe ndryshimi do të fillojë nga qarku i Tiranës. Ne duam që të mbledhim vota dhe ti shtrijmë dorën të gjithëve, përqëndrohuni tek të rinjtë kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Lini një Përgjigje