TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2023, 11:39

Benet Beci kthehet pas në kohë: Kur isha në krye të FSHZ, realizuam 91 projekte në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Benet Beci kthehet pas në kohë: Kur isha në krye të FSHZ,
Sokol Olldashi dhe Benet Beci

Kandidati socialist Benet Beci është kthyer pas në kohë sa i takon projekteve për Shkodrën. Sipas tij, kur ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka realizuar 91 projekte në Shkodër. Ai ka postuar foto dhe me ish-ministrin demokrat, të ndjerin Sokol Olldashi.

Mirëmëngjesi! Duke përfituar nga dita e sotme, po kthehem pas në kohë përmes fotove e kujtimeve.

Kur isha  drejtues i  Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër, 179 në të gjithë qarkun. Rrugë, ujësjellës, rikualifikime, shkolla, terrene sportive, muzeun Marubi, sheshin e Shirokës, Rrugën Shkodër Velipojë...

Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punëtor, teknik, inxhinier, arkitekt e zbatues, për çdo njëri që vuri punën të parën e ndikoi në hartimin e zbatimin e këtyre projekteve. Faleminderit shumë, nga zemra! Gëzuar 1 Majin”, tha Benet Beci.

benet beci shkodra fshz

Lini një Përgjigje