
Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të emëruar ministër të Brendshëm Taulant Ballën.
Balla është akuzuar shpesh nga opozita për lidhje me persona me rekorde kriminale dhe padyshim që reagimet pritet të jenë të shumta. Balla ka kujtuar kohën kur Balla shkonte në komisarit dhe kërkonte nga policia të mbyllte dosjen kundër djalit të Rrahman Rrajës.
“E kuptoni tani, pas skandalit më të fundit të Rrajave, shkarkon Çuçin dhe vendos ministër të Brendshëm atë që në skandalin e parë të Rrajave, bashkë me këta të fundit, kërcënonte brenda komisariatit të policisë, oficerin Nuhu!
Qëllimi i Ramës është i qartë; kërkon të na kujtoj se “nuk kemi pare asgjë akoma” e të pendohemi pse i kemi kërkuar largimin Çuçit”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje