TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 21:48

Çështja e inceneratorëve, Gështenja: Të arrestohen dhe zyrtarë të tjerë, i përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritar

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e inceneratorëve, Gështenja: Të arrestohen

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, duke folur lidhur me hetimet e SPAK për aferën e inceneratorëve tha se ato nuk mund të mbyllen vetëm me arrestimin e dy tre personave.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, ai tha se në këtë aferë është përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritar dhe drejtuesit vendorë.  

Çështja e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me arrestime apo qoftë edhe me ndalime, apo me çuarjen para drejtësisë së 1,2 apo 3 ministrave. Në këtë procedura është i përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritar, drejtues të lartë të qeverisë, por nuk mbeten pas edhe drejtuesit vendor”, tha ai duke shtuar se është shkelur ligji për këtë aferë ndonëse ende inceneratorët nuk janë funksionalë.

Ndërsa i pyetur lidhur me faktin se mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Rama, ai tha se priste një vendim të tillë. Ai shtoi se pavarësisht tentativave të tyre, asgjë nuk e mbulon dot këtë super aferë korruptive.

Në fakt, nuk e prisja që shumica të votonte kundër 2 kërkesavë të opozitës, një kërkesë e paraqitur nga Grupi Parlamentar i PD dhe një kërkesë nga deputetë të tjerë të opozitës. Nuk ka asgjë që e mbulon tanimë këtë mega aferë, siç është kjo e inceneratorëve, çdo ditë e më shumë gjërat do dalin në dritë. Do thoja përtej modestisë, përpos punës që ka bërë Komisioni Hetimor, ka pasur një informacion të ngujuar lidhur me këtë çështje, pra nuk ka pasur një informacion të detajuar, përsëri arritëm të nxjerrim në pah të gjitha abuzimet që janë bërë, shkeljet ligjore që janë bërë me të trija procedurat”, tha ai duke thënë se gjetjet u depozituan në SPAK.

gështenja spak inceneratorët

Lini një Përgjigje