TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 13:46

Kaosi në PD, Frrok Çupi:Vetëm Lulzim Basha mund ta largojë Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në PD, Frrok Çupi:Vetëm Lulzim Basha mund ta largojë

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Lulzim Basha është i vetmi autoritet legal në PD, ndërsa shton se të gjithë të tjerët ishin të varur prej tij.

I ftuar në abcnews, Çupi u shpreh se Basha ka të drejtë kur thotë se nuk ka ikur kurrë.

“Gjithcka ndodh në një realitet ku jemi sot. Ai ka të drejtë kur thotë nuk ka ikur kurrë. I vetmi autoritet legal në PD ishte Lulzim Basha, të gjithë të tjerët ishin të varur prej tij. Është një parti me problem të informalitetit, e tëra është informale. A do vi apo jo Basha në krye të PD varet nga zgjedhjet që do bëhen aty. Janë situata ku vihet në provë qëndrimi pro apo kundër amerikan i popullit shqiptar. Berisha e ka rrënuar shtetin dhe demokracinë në Shqipëri.”, u shpreh Çupi.

Më tej, analisti Çupi thotë se Lulzim Basha, pavarësisht gabimeve të tij është faktori më i besueshëm për të larguar Sali Berishën. Sipas tij, Basha është i vetmi person që ka kryer një akt kundër Berishës dhe pro amerikanëve.

“Ka disa dilema nëse aleatët duan ta mbajnë apo jo këtë parti dhe a duan ta zhveshin nga antiamerikanizmi dhe influenca terrible të Berishës. Janë parë si të qarta që SHBA admirojnë një parti sado e vogël të jetë. A do e largojë Basha, Berishën? Është faktori më i besueshëm për të larguar Berishën. Pse? Janë dy çështje, a e besojnë ndërkombëtarët. I vetmi që kreu një akt kundër Berishës dhe pro amerikanëve ishte Lulzim Basha, të tjerët flirtojnë me Berishën.

Dhe Amerika ashtu siç nuk beson Kurtin e Kosovës nuk mund të besojë më asnjërin prej tyre, sepse te gjithe i kane dhënë Berishës, që jemi me ty. Sigurisht Amerika e di këtë gjë, por a është Basha njeriu i përsosur? Jo nuk është, është njeriu me plot gabime, një kryetar difektoz në një partie krejt difektoze. Për ta ndarë këtë gjë nuk ndahet brenda ditës, por është njeriu që mund t’i besohet për ta çuar varkën deri në breg që mos mbytet. Ndryshe do mbytet por nuk është ndonjë problem i madh, por është shansi i fundit i PD nëse kjo pjesë që ka mbetur do jetë apo jo pro perëndimore.”, tha Çupi.

pd frrok cupi lulzim basha berisha

Lini një Përgjigje